Gjuha
Mijëra tekste mësimore të dërguara në Diasporë
Ndër mijëra tekste mësimore të dërguara rishtas në të gjitha shkollat e gjuhës e kulturës shqiptare në Diasporë për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 janë dhe botimet dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA janë dërguar me mijëra tekste mësimore në gjuhën shqipe, me të vetmin qëllim që gjuha shqipe të kultivohet edhe nga të rinjtë mërgimtar, shkruan albinfo.ch.
“E bukura dhe bisha” dhe “Ujku dhe shtatë kecat”, dy nga përrallat më të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe italisht.
“E bukura dhe Bisha”, përralla që sipas studiuesve daton 4000 vjet më parë, u bë e njohur botërisht falë versionit të autores franceze Jeanne-Marie Leprince de Beaumont (1711-1780). Më së pari u botua më 1740 në “La Jeune Américaine et les contes marins” (Amerikani i ri dhe përrallat detare) dhe në një version të përmirësuar nga autorja franceze më 1756 “Magasin des enfants” (Revista e fëmijëve).
“Ujku dhe shtatë kecat” është një përrallë, e cila e ka burimin nga folklori botëror dhe njeh shumë versione. Përralla u bë njohur nga botimi shumë i dashur në gjithë botën “Përralla” të vëllezërve gjermanë Grimm.
“…Ujku trokiti te dera dhe u përpoq t’ua hidhte të vegjëlve duke u shtirur si e ëma. Por të vegjlit e dalluan se zëri nuk ishte i saj dhe nuk e hapën derën. Ujku u tërbua, por u kthye më pas dhe u foli me zë më të hollë. Të vegjlit i kërkuan t’u tregonte këmbën poshtë derës…”
Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi dhe në italisht nga Griselda Doka, i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. “E bukura dhe bisha” dhe “Ujku dhe shtatë kecat”, shqip dhe italisht vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha