Fotolajmi
Mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit ikonës së boksit Muhamed Ali
Muhamed Ali i cili u nda nga jeta më 3 qershor të këtij viti në spitalin e qytetit Scottdale të Arizonës, u varros sot me nderime të larta në vendlindjen e tij Louisville-Kentucky, të SHBA-së.
Cassius Marcellus Clay i lindur më 17 janar 1942 në moshën 22 vjeçare konvertohet në islam, dhe që nga kjo periudhë ai njihet si Muhamed Ali.
Me përgatitjen e duhur fizike dhe taktike si dhe me goditjet e tij të rrufeshme konsiderohet si njeriu që ktheu lojën e boksit në arenë të forcës, elegancës dhe humanizmit.
Ai ishte vetëm 18 vjeç kur shkëlqeu në lojërat olimpike të mbajtura në verën e vitit 1960 në Romë të Italisë. Në këtë olimpiadë ende me emrin e tij të vërtetë Cassius Clay fiton medaljen e artë në kategorinë gjysmë të rëndë.
Kulmin e suksesit e arrin më 1964 kur në peshën e rëndë e deklason Sonny Liston-in, i cili deriatëherë njihej si i pamposhtur dhe i frikshëm për të gjithë.
Nga ky moment sikur Cassius Glay ndjenë diçka në shpirt dhe nga religjioni i tij i të krishterë kthehet në atë mysliman.
Ai që tani fillon të njihet në gjithë botën edhe si Muhamed Ali.
Liston duke e konsideruar këtë humbje si të rastësishme i kërkon pas një viti prapë dyluftim Cassius-it të konvertuar në besim mysliman.
Mirëpo edhe në këtë përballje Ali e shpartallon Liston-in dhe kështu paralajmëron adhuruesit e shkathtësisë bujare se ai do të jetë një yll që do të shndrisë gjatë në të gjitha ringjet e botës.
Ali tashmë i njohur si kampion bote në kategorinë e rëndë mund lehtë dhe bindshëm edhe boksierë të tjerë me emër si: Floyd Patterson, Honry Cooper dhe Brian London.
Ftesa për t’u Mobilizuar në Ushtrinë Amerikane Prish Planet e Muhamed Ali
Edhe pse shënonte suksese të njëpasnjëshme dhe ishte në kulmin e karrierës Ali më 1967 ftohet në armatën amerikane .
Ai duke qenë i sigurt se do të dërgohet në luftën e Vietnamit refuzon kategorikisht mobilizimin në këtë ushtri.
Si pasojë e këtij kundërshtimi atij i hiqet titulli dhe i merret e drejta për t’u marrë me boks. Gjithashtu dënohet edhe me pesë vjet heqje lirie dhe gjobitet edhe me të holla.
Përkundër këtyre masave ndëshkuese ai nuk ndërron mendje. Madje haptas deklaron: ”Nuk do të përfshihem në luftën e Vietnamit, përderisa vietnamezët s’mbajnë paragjykime mbi ngjyrën time”
Ky reagim i tij bënë jehonë gjithandej dhe nuk vonë shumë ai ftohet nga Universitete të ndryshme të Amerikës, për të mbajtur ligjëratë mbi paqejen dhe barazinë midis popujve.
Gjykata Supreme e SHBA-ve, në qershor të vitit 1970 shqyrton rastin Ali, dhe vendos në favor të tij.
Pas tre vjet e gjysmë pauze Muhamed Ali ,rishfaqet në ring duke i kryqëzuar dorëzat me Jerry Quarry dhe Oscar Bonavena, të cilët shpejt i detyron të vetëdorzohen.
Më 8 mars 1971 Ali i pas 32 fitoreve spektakolare pëson humbjen e parë nga Jeo Frajzer.
I revoltuar jashtë mase nga kjo humbje mbledhë forcë dhe në meçin e organizuar më 29 janar 1974 në New York, mund bindshëm Joe Frejzer-in.
Pas nëntë muajve konkretisht më 4 nëntor 1974 në Kinshasa të Zaires( ish-Kongoja belge) Ali shënon fitore historike duke mundur me nokaut klasik boksierin e famshëm amerikan George Foreman, me çka edhe mbron për herë të tretë titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë.
Këtë titull Ali si boksieri më i mirë i shekullit të -XX-të e ruajti deri më 1976.
Më 1980 Muhamed Ali kishte rastin që të bëhej për herë të katërtë kampion bote por krejt e natyrshme kësaj radhe humb me numërim poenësh nga Larry Holmes, dukshëm më i ri.
Ali e përfundon karrierën e tij të shkëlqyer me 11 dhjetor 1981 duke zhvilluar gjithsej 61 përballje profesioniste prej të cilave 56 i kurorëzon me fitore, ku 37 herë kundërshtarët i çon në nokaut klasik, dhe pëson vetëm pesë humbje edhe ato pas numërimit të pikëve nga ana e gjyqtarëve. Një sukses si ky vështirë se do të përsëritet ndonjëherë.
Përpos rezultateve në lojën ndërmjet litarëve Ali u dallua edhe si respektues i vërtetë i vlerave frymore.
Ai deri sa u nda nga jeta ndihmoi në ndërtimin e shkollave dhe ua shtriu dorën e ndihmës mijëra të varfërve. Po ashtu u angazhua edhe në misione paqeje. Ali përveç titujve dhe medaljeve është nderuar edhe me çmime të shumta nga Organizata e Asociacione të ndryshme të botës.
Kurse më 2005 në Philadelphia është dekoruar me “Medaljen e Lirisë”për kontributin e tij të dhënë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të lirive fetare.
Legjendës së gjitha kohërave në boks Muhamed Ali,vitin që shkoi iu dha edhe “Çmimi i Karrierës” Andaj sot kush me prezencë e kush nga distanca u drejtua me lutjet që shpirti i tij të prehet në paqeje.
Prova më e mirë që Ali 74 vjeçar ishte i të gjithëve është edhe ceremonia e varrimit të tij,në të cilën morën pjesë personalitetet më të larta të politikës,shkencës,artit dhe të kulturës.
E, posaçërisht përshtypje në këtë ceremoni mortore bëri prania e të gjitha konfesioneve fetare të botës. Muhamed Ali me miq të shumtë dhe i adhuruar në të gjithë rruzullin tokësor do të mbetet i paharrueshëm si një nga sportistët më të mëdhenj të botës.
ARIF EJUPI
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve