Integrimi
Migros: Shqiptari zëvendëson shqiptaren në pozitën e shefit
Ndërrim shefash në filialin e Migrosit në Steckborn të kantonit Thurgau. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu, por sadopak të veçantë këtë akt e bën fakti se, sikur shefja që po e dorëzon punën ashtu edhe shefi që po e pranon atë, janë shqiptarë.
Florjeta-Krasniqi-Berisha, 28 vjeçe së shpejti do të bëhet nënë kështu që ka vendosur që t`i kthehet jetës familjare. Vendin e shefes nga ajo e merr shqiptari 27 vjeç, Avni Aliji, i cili deri tash ka qenë zëvenedësshef në filialin e Migrosit në Sulghen. Aliji punon në Migrops Ostschweiz që nga viti 2003, prej kur ka kaluar nëpër disa filale të tij në Zvicrën lindor në pozita të ndryshme, dhe viteve të fundit si zëvendësshef, shkruan thurgauerzeitung.ch. “Gëzohem për funksionin tim në ekipin prej tetë vetash në Steckborn.
Do të bëj çdo gjë, që së bashku me bashkëpunëtorët e mi të plotësojmë dëshirat e konsumatorëve”, thotë Avni Aliji, i rritur në Kreuzlingen dhe me banim aktual në Amriswil. Avniu është i martuar nga viti 2007 dhe është baba i dy fëmijëve.
Lajmet e fundit shqip nga Diaspora – Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet Gripi e ka në kontroll Zvicrën, por kulmi nuk ka ardhur ende. Mjekët po vëzhgojnë raste...
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike