Lajme

Migros do të rrisë moshën e pensionit të punonjësve të saj në 65 vjeç 

Gjigandi i shitjes me pakicë Migros po përgatitet të rrisë moshën e pensionit të punonjësve të tij. Nga 1 janari 2025, kjo e fundit do të rritet gradualisht nga 64 vjeç në 65 vjeç në 2028. Zëdhënësi i Federatës së Kooperativave Migros, Tristan Cerf, konfirmoi të mërkurën informacionin nga Radio Fribourg dhe Frapp, transmeton albinfo.ch.

Një përfitim social që po zhduket për rreth 50,000 punonjës të lidhur me fondin e pensioneve të gjigantit portokalli. Stafi u informua në fund të vitit të kaluar.

“Një pilulë mjaft e hidhur për t’u gëlltitur,” tha Anne Rubin, bashkëpërgjegjëse për shitjen me pakicë për sindikatat Unia, për Radio Fribourg. Sipas saj, është një “goditje e rëndë”. “Veçanërisht për femrat. Duke ditur që në Migros, shumica e stafit janë femra dhe se këta staf shpesh punojnë me kohë të pjesshme dhe me paga të ulëta,” shpjegoi Anne Rubin.