Lajme

Migrimi ilegal vonon liberalizimin e vizave

Është jokorrekte të kërkohet liberalizimi nëse paraprakisht nuk sqarohen të gjitha paqartësitë me shtetasit e Kosovës në BE që qëndrojnë pa status ose me status të padefinuar

Skenat e Ikjeve masive nga qytetarët e Kosovës drejt vendeve të Evropës në mënyrë ilegale si dhe pengesat në realizimin e procesit të riatdhesimit pritet të jenë dy pikat kyçe të cilat do ta zvarrisin edhe më tej procesin e liberalizimit të vizave.

 Përveç tyre, edhe korrupsioni vlerësohet të jetë një tjetër problematikë në këtë proces.

Për njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe proceseve integruese këto çështje duhet të merren shumë seriozisht. Afrim Hoti në një prononcim dhënë Tribunës ka thënë se procesi i riatdhesim duhet të merret me seriozitet të madh.

“Riatdhesimi duhet të merret shumë seriozisht. Është jokorrekte të kërkohet liberalizimi nëse paraprakisht nuk sqarohen të gjitha paqartësitë me shtetasit e Kosovës në BE që qëndrojnë pa status ose me status të padefinuar”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, këta persona ose duhet të fitojnë statusin e qytetarit të vendit të caktuar evropian ose duhet të riatdhesohen. “Kur të vjen puna këtu mendoj që nuk duhet të humbet kohë por ata të riatdhesuarit duhet sa më shpejt t’i trajtojmë dhe të krijojmë kushte për kthimin e tyre në Kosovë”, ka thënë Hoti. 

Për të skenat e fundit me autobusët e shumtë që drejtoheshin nga Beogradi për të vazhduar tutje në vendet evropiane, janë rrezik real për këtë proces