Lajme
Migrena të meshkujt mbetet e përjetshme
Migrena karakterizohet me kriza dhimbjesh të forta të kokës, zakonisht në gjysmën e saj dhe në pjesë të veçanta, me çrregullime të tretjes, sidomos me të vjella, me turbullime të pamjes dhe keqësim të gjendjes së përgjithshme.
Sëmundja prek më shumë femrat dhe sidomos moshën e re.
Shenjat janë: kriza të menjëhershme me dhimbje të forta koke, zakonisht në gjysëmn e saj. Të sëmurët thonë për dhimbjen: sikur u bie njeri me çekiç ose sikur diçka u hidhet brenda në kokë.
Dhimbja bëhet më e fortë kur lëviz kokën, kur preket lëkura, kur ka dritë, kur bën sforcime fizike. Ajo shoqërohet me të vjella që shpesh kanë përmbajtje vreri, pas të cilave i sëmuri qetësohet disi.
Zakonisht para se të shfaqet kriza, e cila zgjat nga disa minuta deri në disa ditë, të sëmurët kanë shenja paralajmëruese: mërzitje, mungesë dëshire për gjithçka, marrje mendsh, pagjumësi, miza-miza para syve, nuk durojnë zhurma, të përziera etj.
Çdo i sëmurë ka shenjat e tij paralajmëruese. Pasi mbaron kriza, i sëmuri ndjen dobësi të përgjithshme.
Është i përgjumur, nuk ka dëshirë për punë. Gjatë krizës i sëmuri duhet të qendrojë i shtrirë në qetësi të plotë në dhomë, pa dritë dhe pa zhurmë.
Krizat e lehta dhe të mesme mund të qetësohen mirë vetëm në qetësi shpirtërore dhe shëtitje në ajër të pastër.
Migrena te femrat përmirësohet më shpejt me kalimin e periodave dhe në fazën e menopauzës ajo lehtësohet më shumë, kurse tek meshkujt kjo sëmundje mbetet e përjetshme.
Mjekime popullore
1. Merrni të gjithë bimën e Aguliçes. Si e pastroni dhe e thërrmoni e zieni për 30 min. Nga ky ilaç i jepni të sëmurit për të pirë 2-3 gota në ditë të ëmbëlsuar me sheqer ose me mjaltë.
2. Merrni 1 lugë gjelle me fara të thara ftoi. I copëtoni dhe i zieni në 2 gota ujë për 20-25 min. kullohet në një filxhan kafeje. Ky ilaç i jepet të sëmurit për ta pirë në raste krize të migrenës.
3. Momentalisht molla ndalon dhimbjen e migrenës. Nëse personi që vuan nga migrena e kupton që po kalon në krizë, menjëherë duhet të hajë një kokërr mollë. Në këtë mënyrë do të pengohet sulmi i migrenës, do të zbuten dhimbjet. /mapo.al
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane