Integrimi
Unia u bën thirrje shqiptarëve në Zvicër të votojnë për pensionin e 13-të
Më 3 mars 2024 në Zvicër do të vendoset për të ardhmen e pensioneve të pleqërisë. Sindikata Unia bën thirrje të votohet Pensioni i 13-të
Në një letër drejtuar organizatave dhe subjekteve që bashkojnë shqiptarët në Zvicër, Hilmi Gashi, udhëheqës i Departamentit të Migracionit në Sindikatën Unia, në nivel të Zvicrës, bën thirrje për pjesëmarrje masive dhe votim të iniciativës për pensionin e 13-të, që mbahet më 3 mars. Po ashtu, në thirrje kërkohet të votohet kundër iniciativës tjetër, asaj për shtyrjen e moshës së pensionimit.
Në vazhdim, teksti i plotë i thirrjes
Më 3 mars 2024 ne do të kemi mundësinë të vendosim për të ardhmen e pensioneve të pleqërisë. Do të votohen dy koncepte: pensione më të larta për pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm (AHV/AVS 13) ose të punohet më gjatë (iniciativa pensionale).
Iniciativa e sindikatave “Për një jetë më të mirë në pleqëri (nisma për një pension të 13 të AHV/AVS)» do që të gjithë pensionistet e pensionistët të marrin një pension të trembëdhjetë. Kjo do të thotë një rritje e pensionit të AHV/AVS për 8.3 për qind. Dhe kjo është urgjentisht e nevojshme.
Varfëria në pleqëri në Zvicër mjerisht është tepër e përhapur. Anketa përfaqësuese tregon se 200,000 të moshuar jetojnë me të ardhura nën kufirin e varfërisë Të ardhurat mujore të 100,000 të moshuarve tjerë qëndrojnë vetëm pak mbi kufirin e varfërisë. Kush është i prekur? Siç ndodh shpesh, kryesisht gratë dhe migrantët. Bie në sy se: migrantet e migrantët përgjithësisht kontribuojnë më shumë sesa marrin në përfitime. Votimi i 3 marsit mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një jete më të mirë në pleqëri.
Pensionet, shumë të vogla
Për shkak të shtrenjtimit, rritjes së qirave dhe premive të larta të sigurimit shëndetësor, pensionistët deri në fund të 2024-ës do të humbasin një pension të tërë mujor. Të gjithë të prekurit qysh tani e vërejnë këtë. Pensioni mesatar i AHV/AVS është pak më pak se 1800 franga në muaj. Mandati kushtetues për mbulimin e kostos së jetesës gjithnjë e më pak po e përmbush pensioni AHV/AVS. Kush është i varfër ka jetëgjatësi më të shkurtër.
Parashikime të mira
Kjo është edhe arsyeja pse anketat për votimin janë inkurajuese. Mbi 53 për qind duan të aprovojnë nismën AHV /AVS x13. Kjo do të thotë se nisma aktualisht gëzon mbështetjen e shumicës në të gjitha shtresat e popullsisë dhe madje edhe në qarqet tradicionalisht ekonomikisht liberale. Për Presidentin e Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS) dhe politikanin e PS-së Pierre-Yves Maillard, është e qartë pse kërkesa është pritur kaq mirë nga popullata: “Pensioni i 13 i AHV/AVS është zgjidhja më e mirë dhe më e shpejtë, për të përmirësuar pensionet”.
Të ndihmojnë edhe ne për përmirësimin e pensioneve
Shumë njerëz me sfond migracioni kanë nënshtetësi zvicerane dhe lejohen të votojnë. Është e rëndësishme që edhe ata të përdorin të drejtën dhe të votojnë. Por, edhe ne që nuk kemi të drejtë të votojmë mund të angazhohemi për suksesin e nismës. Le të flasim me miqtë dhe kolegët tanë me të drejtë vote dhe t’i bindim për përfitimin e rritjes së pensionit për të gjithë. Në mënyrë që nisma AHV/AVS 13 të kalojë, ne kemi nevojë për pjesëmarrjen tonë të përkushtuar dhe të fortë.
E dyta për të cilën do të votojmë është nisma e pensioneve e të Rinjve liberalë. Ata duan të rrisin moshën e daljes në pension. Në hapin e parë duan që të rritet në 66 vjet. Pas kësaj, mosha e daljes në pension duhet të rritet me 0,8 muaj për çdo muaj jetëgjatësi shtesë. Emri i saj në fletëvotim është: “Për një pensionim të sigurt dhe të qëndrueshëm pleqërie (iniciativa pensionale)”. Ideja e të Rinjve liberal për të rritur moshën e daljes në pension prek edhe një herë njerëzit që tashmë janë në një pozitë të pasigurt. Të pasurit mund t’i lejojnë vetit shkuarjen para kohe në pension. Me rritjen e moshës referuese të AHV/AVS, vetëm të pasurit mund përballojnë pensionimin e parakohshëm. Të tjerëve, pavarësisht nga gjendja e tyre shëndetësore, do t’u duhej të punonin edhe më gjatë. Kjo iniciativë duhet luftuar me forcë.
Ju ftojmë të shpërndani informacionet dhe të ftoni anëtarët tuaj të votojnë, se vetëm kështu mund të fitojmë këtë nismë shumë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit.
Më shumë informacion rreth votimit:
Faqja e Sindikatës Unia: https://www.unia.ch/de/kampagnen/ahv-x13
Edicioni i ri i Horizonte në gjuhën shqipe: 2024-02-16_Horizonte-ALBA_001000_01_low.pdf (unia.ch)
Video me udhëzuesin se si duhet votuar: https://www.facebook.com/reel/392141266786554
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026