Integrimi
Migrantët të punësohen edhe kur nuk kanë diploma!
Sipas nevojës, ata duhet të punësohen duke vlerësuar edhe kualifikimet e tyre jorformale dhe jo vetëm diplomat. Duhet pra të bëhet tvlerësimi i njohurive në profesionin përkatës, përmes testeve në praktikë
Globalizimi dhe digjitalizimi i punës imponon kërkesën për personel më të kualifikuar dhe kjo e vështirëson qasjen e migrantëve në tregun e punës. Kjo dhe ishte arsyeja përse Komisioni Federal për Migracion (EKM) ka publikuar sot një dokument publik në të cilin kërkon që të rimendohet qasja e të huajve në tregun zviceran të punës. Në dokument thuhet veç tjerash se për të realizuar ndryshimin, nevojitet ndërtimi i strukturave të reja, shkruan albinfo.ch
Çdo i dyti person i ardhur nga jashtë aktualisht vjen në kuadrin e bashkimit familjar, si student ose si azilkërkues. Për t`i dalë ndesh kësaj situate, sipas komisionit kërkohet më shumë se vetëm jetësimi i planifikuar i “përparësisë `light` të vendorëve” në tregun e punës. Duhen marrë më shumë masa për të siguruar qasjen e qëndrueshme në punë, si të vendësve ashtu dhe të huajve.
Për këto masa EM ka dhënë edhe disa propozime të veta.
Më kryesori duket të jetë ai që propozon që të thjeshtësohet procedura e punësimit të të huajve. Sipas nevojës, ata duhet të punësohen duke vlerësuar edhe kualifikimet e tyre jorformale dhe jo vetëm diplomat. Duhet pra të bëhet tvlerësimi i njohurive në profesionin përkatës, përmes testeve në praktikë. Bazuar në këto të dhëna duhet të lejohen oferta tjera profesionale, të cilat u mundësojnë të huajve të sjellin resurset e tyre profesionale dhe përvojat në tregun e këtushëm të punës.
albinfo.ch ka marrë pjesë në konferencën për media në Bernë në të cilën komisioni i përmendur ka shpalosur propozimet e veta. Nesër sjellim raportin e zgjeruar nga kjo konferencë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit