Integrimi
Migrantët e Zvicrës mbajnë kongresin e tyre të parë
Të shtunën në Bernë do të mblidhen bashkë në Kongresin e parë migrantët, por edhe ata që janë angazhuar në çështjet e migracionit, e sidomos shoqatat e organizatat aktive të migrantëve.
Organizatorët kanë ftuar nga 2 deri në 5 delegatë nga secila organizatë migrantësh.
Në fokus do të jetë plani i aksionit për sensibilizimin dhe mobilizimin e popullatës migrante. Si tema janë propozuar “Të drejta të njëjta për të gjithë migrantet/ët” dhe “Siguria e qëndrimit”.
Migrantët e mbledhur do të bëjnë përzgjedhjen e një komiteti, i cili do të përbëhet me nga një përfaqësues të grupeve të mëdha të migrantëve, të cilët jetojnë në Zvicër.
Po ashtu në punimet e këtij Kongresi do të vendoset për planin e aksionit për të luftuar ksenofobinë dhe jetësimin e të drejtave të njëjta dhe sigurinë e qëndrimit për popullatën migrante në Zvicër.
Kongresi është përgatitur nga një Komitet me këtë përbërje të Second@s Plus Schweiz Fabbrica di Zurigo dhe Sindikata Unia.
Për më shumë informacione: Osman Osmani, Sekretar për migracion
Seksioni për politikë kontratash dhe të grupeve të interesit Weltpoststrasse 20, Postfach 272 3000 Bernë 15 Tel. +41 (0)31 350 24 15 Mobil +41 79 934 18 89 Fax +41 (0)31 350 22 25 [email protected] www.unia.ch
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’