Integrimi
Migrantët kanë potenciale, si të shfrytëzohen ato?
Potenciali i migacionit ka qenë temë e konferencës së EKM/CFM, ku kanë marrë pjesë një numër i madh i studiuesve të migracionit, punëtorëve socialë, artistëve dhe politikanëve nga Zvicra, Gjermania e Franca
Njëzet vjet më parë ka punuar me të rinjtë adoleshentë të “banlieu”-ve, siç quhen frëngjisht paralagjet, të cilat vite më parë ishin bërë të njohura për shpërthimin e dhunës nga to. Këta të rinj me sfond migracioni, të rritur në një shoqëri që nuk u ofron perspektivë dhe që nuk i trajton si pjesë të saj, jetonin buzë mjerimit dhe si rrjedhojë ishin pre e gatshme për kriminalitet.
“Kur i vizitova sërish pak kohë më parë, 20 vjet nga koha kur kisha punuar me ta, pashë se shumica e tyre ia kishin dalë: kishin krijuar familje dhe shumë prej tyre kishin gjetur punë në vende pune të respektueshme”, rrëfen profesori i socilogjisë nga universiteti 8 i Parisit, Michael Kokoref, panelist në Konferencën vjetore të Komisionit Federal për Migracion (EKM/CFM) që u mbajt në 22 tetor në Bernë.
Ky evoliuim i këtyre të rinjve, kryesisht me prejardhje arabe, është tregues se migrantët kanë potenciale dhe përkundër pengesave të shumta që u dalin rrugës, arrijnë të bëhen zot të vetes dhe të familjes, falë motivit të fuqishëm që kanë për të ecur përpara.
Pikërisht potenciali i migacionit ka qenë temë e konferencës së pëmendur, në të cilën kanë marrë pjesë një numër i madh i studiuesve të migracionit, punëtorëve socialë, artistëve dhe politikanëve nga Zvicra, Gjermania e Franca etj.
Kokoreff: Potenciale të frenuara dhe të shtypura
Për sociologun francez Kokoreff, migrantëve në Francë u vihen shumë “gurë nën rrotë” që i pengojnë ata të shpalosin gjithë potencialin që kanë. “Në Francë, migrantët dhe fëmijët e tyre jo vetëm që kanë vende më të këqija të punës por i janë nënshtruar shumë edhe trajtimit të ashpër racist dhe diskriminimit. Në këtë mënyrë potencialet e tyre janë frenuar dhe shtypur”, prezanton Kokoreff këndvështrimin e tij pesimist lidhur me gjendjen e të huajve në vendin prej nga ai vjen.
Shkrimtari gjerman me prejardhje bullgare, Ilija Trojanow në fjalën e tij u mor me atë se si duket suksesi i afrimit në mes të kulturave. Fshehtësia qëndron në përvetësimin e vlerave të të tjerëve duke i konsideruar ato si pasurim dhe ndryshim të vlerave tua. Këtë ai e ka argumentuar me thënien se artet evropiane sot do të ishin të paimagjinueshme pa “kontrabandimin” e vlerave nga kulturat tjera, të largëta”. Në këtë kuptim ai ka përmendur krijuesit e mëdhenj evropianë të arteve pamore si Gauguin, van Gogj etj. të cilët burimet e frymëzimit të tyre i bartin nga vendet e largëta dhe ekzotike.
Shembulli i Neuchatel-it
Njeriu i parë në Zvicër që ka udhëhequr një zyrë për integrim dhe vetë ka qenë me prejardhje të huaj, është Thomas Fracchinetti, me prejardhje italiane, i lindur në Gjermani, aktualisht shef i ekzekutivit të qytetit Neuchatel. Ai në rrëfimin e tij ka shpalosur specifikat që e dallojnë qytetin dhe kantonin e tij nga të tjerët. Faktori i parë dhe thelbësor që e bën dallimin është e drejta që të huajt në këtë kanton kanë për të marrë pjesë në zgjedhje. Pavarësisht se as këtu kjo e drejtë nuk shfrytëzohet në mënyrë optimale, fakti se çdo i pesti këshilltar në Asamblenë e Neuchatel-it është me prejardhje të huaj, përfaqëson një vlerë në vete.
Facchinetti ka theksuar se më shumë se gjysma e ndërmarrjeve që regjistrohen sot në kantonin e Neuchatel-it, janë në pronësi të të huajve.
Për sociologen zvicerane Anne Juhasz Liebermann, diskriminimi i të huajve fillon në momentin kur mësuesit bëjnë orientimin e nxënësve për shkollimin e mëtejmë. Ai moment vjen tepër herët dhe kjo i dëmton fëmijët me prejardhje të huaj, mendon Liebermann. Sepse sipas saj “sa më herët që të bëhet përzgjedhja, aq më shumë ka shanse që në vend se të vlerësohen aftësitë e fëmijëve të vlerësohet prejardhja e tyre sociale. Dhe kjo sigurisht shkon në dëm të migrantëve.
Në emrin e “fleksibilitetit”, nxënësit e huaj pengohen në zhvillimin e potencialeve të tyre
Juhasz-Liebermann më tutje ka theksuar se mësuesit shpesh i udhëzojnë fëmijët me prejardhje të huaj që të tregojnë “fleksibilitet” në përzgjedhjen e profesionit. Kjo, me fjalë tjera nënkupton që ata të mos këmbëngulin për profesionet më të avancuara dhe të kënaqen me ato që janë më lehtë të arritshme. Nga kjo lloj “ndihme” më të prekur janë sekondot nga Ballkani se ta zëmë ata nga Italia, ka thënë Juhasz. Ajo po ashtu e ka vënë në pikëpyetje konceptin e “shfrytëzimit të potencialeve të migrantëve” që ka qenë temë e konferencës. “Shfrytëzimi”, sipas saj është shprehje problematike që i shënjestron migrantët si objekt për t`u shfrytëzuar. “Nga kush?!”
Regjisorja e njohur zvicerane me prejardhje kroate-boshnjake Andrea Staka është ndalur në atë që ajo e ka quajtur “angazhim të tepruar për integrim” që vihet re në disa raste sidomos në shkolla. “Duke bërë gjithë ato oferta për përkthim, këshillim etj. Dedikuar nxënësve dhe prindërve të tyre migrantë na vie ndërmend pyetja: “A mos konsiderohen budallenj këta?!”. Staka është angazhuar që prindërve t`u mundësohet paraprakisht integrimi përmes kurseve të gjuhës dhe lehtësirave tjera por jo që ata të trajtohen si raste speciale dhe të bëhen parazitë.
Mediet e migrantëve, plotësim i një hapësire të munguar
Për botuesin e revistës online “Migazin” nga Gjermania, Ekrem Şenol, migrantët dhe ai vet si fëmijë migrantësh, nuk kanë mundur ta gjejnë veten në mediet standarde të Gjermanisë, të cilat për ta kanë shkruar nga perspektiva gjermane. Kjo e ka shtyrë atë që vetë të krijojë mundësinë e shprehjes si migrant nga perspektiva migrante dhe për këtë, ai me bashkëpunëtorët, kanë krijuar “Migazin”-in. Kjo revistë ka shumë bashkëpunëtorë prominentë nga jeta shoqërore, politike e artistike e Gjermanisë dhe nuk kufizohet vetëm te autorët me prejardhje të huaj, ka theksuar Şenol pasaj në një bisedë për albinfo.ch
Şenol po ashtu ka bërë vërejtje se nën presionin e komercializmit dhe rritjes së frymës kundër të huajve në Gjermani ka gjithnjë më pak hapësirë për gazetari kualitative dhe objektive. Madje edhe gazetat e mëdha tradicionale pjesërisht po bien viktimë e këtyre presioneve, ka thënë ai. Ndërsa gjendja alarmante parqitet në mediet online ku kemi një vërshim komentesh skandaloze që përbëjnë shkelje të normës kundër racizmit. Ai ka ngritur zërin për një qasje më profesionale dhe për evitimin e shkeljeve që behen me mbulesën e “lirisë së shprehjes”.
Në përmbyllje, kryetari i EKM, Walter Leimgrubber ka bërë një rikapitulim duke verësuar lartë kontributet e të gjithë pjesëmarrësve, të cilët me qasjet e tyre nga perspektiva të ndryshme kanë sjellë dritë mbi temën e konferencës, shfrytëzimin e potencialeve të migrantëve.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve