Integrimi
Migrantët e rinj, të diskriminuar në tregun e punës
Kush e ka emrin Mehmet dhe jo Lukas e ka të vështirë në Gjermani të gjejë një vend kualifikimi krahasuar me një kandidat gjerman
Të rinjtë me prejardhje turke nuk kanë të njëjtat shanse në tregun e punës krahasuar me kandidatët gjermanë. Ky është rezultati i një studimi të fundit. Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por edhe joekonomike
Kush e ka emrin Mehmet dhe jo Lukas e ka të vështirë në Gjermani të gjejë një vend kualifikimi krahasuar me një kandidat gjerman. Studimi i këshillit të specialistëve të fondacioneve gjermane për herë të parë vërteton atë, për të cilën ankohen shumë të rinj turq me të drejtë në Gjermani. Në konkurrencë me të njëjtit të rinj të kualifikuar gjermanë, ata dalin duarbosh, sepse stereotipet e punëdhënësve funksionojnë në mënyrë të atillë që grupit të “vet” i jepet përparësi. Të rinjtë turq duhet të jenë më të përgatitur, duhet të përpiqen më shumë se sa fillestarët gjermanë në jetën e punës, me qëllim që të kompensojnë kështu disavantazhin e startit, shkruan komentatorja e dw.de, Verica Spasovska
Pra ndjesia e diskriminimit nuk është thjesht iluzion. Studimi nxjerr në pah qartësisht trajtimin jo të barabartë që iu bëhet turqve të rinj në gjetjen e një vendi pune. Ai tregon se nipërit e emigrantëve, ende nuk janë bërë pjesë e vetëkuptueshme e shoqërisë gjermane. Kjo është e dhimbshme për ata që përballen me përvojën e diskriminimit. Por edhe një notë e dobët për kulturën e mirëserardhjes, aq të përfolur në Gjermani. Të mos harrojmë që nuk është ekonomike kjo për një vend, që ka nevojë urgjente për fuqi të kualifikuar punëtore.
Është një paradoks që ekonomia gjermane kërkon forca të kualifikuara jashtë, ndërkohë që nuk shteron njëherë potencialin që ekziston në vend. Gjermania është një vend me probleme demografike, me një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Për të tërhequr këto fuqi, politika po përpiqet të heqë pengesat në njohjen e diplomave të huaja. Në të ardhmen në të gjithë Gjermaninë, punonjësit e zyrave të të huajve do të trajnohen për të pritur të huajt më miqësisht dhe me më shumë sensibilitet për problemet e tyre. Çdo gjë është e lëvdueshme. Por vështrimi jashtë nuk duhet të injorojë fokusin brenda vendit.
Për të shembur muret në mendje, studiuesit ofrojnë një sërë propozimesh: aplikime anonime, trajnim ndërkulturor për instruktorët, çertifikim të së ashtuquajturit “Ndërmarrje me diversitet”, pra me një numër të lartë të punonjësve me prejardhje të huaj.Këto masa tregojnë drejtimin e duhur. Edhe pse përvojat me aplikimet anonime tregojnë se problemi thjesht shtyhet deri tek intervista e punës. Këtu përfundon anonimiteti. Megjithatë duhet bërë çdo gjë për të hequr paragjykimet.
Studimi madje mund të ndihmojë për ta zhvilluar mbi bazë faktesh debatin e nevojshëm publik për integriminnë Gjermani. Punëdhënësit që nuk duan t’u japin një shans të rinjve turq, duhet të pyesin veten se edhe sa kohë do të vazhdojnë ata ta humbasin potencialet, për të cilat kanë nevojë. Por në këtë debat kërkohet edhe prania e medias. Sa më pak t’i paraqesin ato njerëzit me prejardhje të huaj si rrezik për punëkërkuesit në Gjermani, por si potencial, aq më shpejt mund të kemi një ndryshim perspektive.
Çfarë do të thotë për Mehmetin që duhet të aplikojë shumë më shpesh se sa kandidatët e tjerë gjermanë për të gjetur më në fund një vend kualifikimi? Ai do të duhet të shpresojë që optika edhe ndryshon, megjithëse kjo kërkon kohë. Ndërkohë ai duhet të tregojë se nuk demoralizohet. Se shanset jo të mira të startimit në tregun gjerman të punës nuk janë një pengesë e pakapërcyeshme. Këtë e tregojnë shumë histori suksesi të njerëzve me prejardhje të huaj. Edhe ata janë pjesë e realitetit gjerman.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës