Shkurt.ch

Migracioni, temë bosht në kuvendin e SP-PS

Në ditën e dytë të punës, të dielën, delegatët do të zgjedhin kryesinë e re të partisë

Sot dhe nesër po i zhvillon punimet në Lugano kuvendi zgjedhor i partisë Socialdemokrate të Zvicrës në Lugano. Rreth 600 delegatë janë tubuar në këtë kuvend, në të cilin temë kryesore është qasja e kësaj partie ndaj politikës së migracionit. Në fakt në fokus të kuvendit është diskutimi i dokumentit për migracionit që kryesia e  SP/PS ka miratuar muaj më parë.

Nga baza kanë arritur rreth 900 kërkesa për ndryshime në këtë dokument, nga të cilat kreu i partisë ka ripunuar një draft. Pritet një debat i ashpër në lidhje me këtë temë.

Ndërkohë, kryetari i SP-PS, Christian Levrat thotë se dyshon që delegatët do t`i qasen fare dokumentit. Në Zvicrën gjermane, sipas tij, ka forca të cilat debatin për migracionin nuk duan ta lidhin fare me çështjet sociale si tregu i punës ose arsimi.

Në ditën e dytë të punës, të dielën, delegatët do të zgjedhin kryesinë e re të partisë.