Shkurt.ch
Migracioni në Zvicër ka shënuar rënie prej 6.9%
Në fund të shtatorit 2016 në Zvicër jetonin 2 milionë e 2155 të hua. Prej tyre 1 milion e 384905 ishin qytetarë të shteteve të BE-së dhe EFTA-s dhe 636620 të tjerë, shtetas të vendeve të treta

Në nëntë muajt e parë të këtij viti numri “neto” i të huajve të ardhur në Zvicër ka shënuar një rënie prej 6.9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Me 44334 plus, numër ky që del pasi të hiqet numri i atyre që e kanë lëshuar Zvicrën, del se ka një zvogëlim prej 18.3%. Ndërsa më shumë se dy të tretat e të huajve ose 68.5% janë nga shtetet e BE-së dhe EFTA-s. Në të njëjtën kohë, braktisja e Zvicrës ka shtuar rritje prej 4.7%, thuhet në një komunikatë të SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion).
Në përgjithësi në Zvicër gjatë kësaj periudhe kanë ardhur për të punuar 103896 shtetas të vendeve të BE-së dhe EFTA-s. në krahasim me fundin e shtatorit të vitit 2015 kjo përbën një zvogëlim të numrit për 7.8%. Në këtë numër hyjnë si personat që bëjnë pjesë në popullatën e përhershme ashtu edhe ata me leje afatshkurtra të qëndrimit në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Gjatë kësaj kohe në Zvicër, në kuadrin e bashkimit familjar janë shpërngulur 34137 persona që është 5.1% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 20.1% të tyre kanë qenë anëtarë familjeje të një zvicerani ose zviceraneje.
Në fund të shtatorit 2016 në Zvicër jetonin 2 milionë e 2155 të hua. Prej tyre 1 milion e 384905 ishin qytetarë të shteteve të BE-së dhe EFTA-s dhe 636620 të tjerë, shtetas të vendeve të treta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)