Made in Kosova
Miell nga Kosova për trileqet zvicerane
Fadili thotë se në punën e tij i përmbahet fjalës së babait: „Atë që unë nuk do ta ha për vete, nuk do tua shes as të tjerëve"
Trileqe është ëmbëlsira e cila aq shumë është duke u kërkuar nëpër restorane dhe pasticeri sidomos në ato të pronarëve shqiptarë në Zvicër. Këtë kërkesë e ka nuhatur importuesi kosovar nga Bazeli. Nuk është i kërkuar vetëm miell për trileqe por edhe ai i misrit.
Fadil Jakupaj, që në vitin 99 kishte hapur një shitore në zemër të qytetit të Bazelit me emrin „Alban Market“ dhe që nga atëherë kishte sjellë më afër për bashkëkombësit e tij produktet nga Kosova, po edhe nga vendet e ndryshme të Ballkanit. Ka importuar në vazhdimësi që atëherë me dhjetëra produkte si: ajvar, turshi të ndryshme, miell misri, “princ kaffee”, lëngje frutash, biskota, crem caramel, dhe së fundi edhe miellin për trileqe.
Nuk është edhe i lehtë importimi i produkteve nga vendlindja. Të shumta janë barrierat me të cilat po përballen importuesit kosovarë në Zvicër.
Lidhur me të gjitha këto tregon për albinfo.ch 41 vjecari nga Kosova.
„Nuk respektohen terminet (data e ngarkimit, data e duhur e mbërritjes së mallit të porositur), etiketat shpesh nuk janë si duhet: përkthimet në gjuhën gjermane. Do të thotë duhet të respektohet ligji zviceran: etiketa duhet të ketë përbërësit“, tregon në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch, Fadil Jakupaj i cili nga viti 2000 është orientuar në prodhimin e mishit duke vazhduar paralelisht edhe me importimin e produkteve nga Ballkani.
Tashmë me prodhimet e dala nga mishtorja e tij, Jakupaj ka depërtuar edhe në tregun zviceran, ku janë në shitje rreth 50 produkte të tilla mishi.
Që nga viti 2005, Fadili me firmën e tij „AM-FOOD“ ka importuar produkte të ndryshme nga Ballkani. „Për të gjitha produket janë kryer kontrollet e rregullta të cilësisë“, thotë për albinfo.ch, Fadil Jakupaj duke treguar se aktualisht importon mbi 200 artikuj nga i gjithë Ballkani.
Është shumë e rëndësishme për importuesit, thotë Jakupaj që të zgjedhin kompanitë që mund të respektojnë kontrollet e rregullta të cilësisë.
Fadili thotë se në punën e tij i përmbahet fjalës së babait: „Atë që unë nuk do ta ha për vete, nuk do tua shes as të tjerëve.”
Si do që të jetë nëse iu bien në dorë produktet e mishit dhe ato të importuara nga Ballkani që kanë vulën AM-FOOD, mos u befasoni se ato janë të shqiptarit nga Kosova, Fadil Jakupaj.
Prodhuesit kosovarë kanë ende për të mësuar
Nuk është edhe i lehtë importimi i produkteve nga vendlindja. Të shumta janë barrierat me të cilat po përballen importuesit kosovarë në Zvicër.
Lidhur me të gjitha këto tregon për albinfo.ch 41 vjecari nga Kosova.
„Nuk respektohen terminet (data e ngarkimit, data e duhur e mbërritjes së mallit të porositur), etiketat shpesh nuk janë si duhet: përkthimet në gjuhën gjermane. Do të thotë duhet të respektohet ligji zviceran: etiketa duhet të ketë përbërësit
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane