Kuriozitete
Microsoft, kompania e dytë amerikane që vlen dy trilionë dollarë
Kompania arriti momentin historik pak më shumë se dy vjet pasi kaloi për herë të parë kufirin e tregut prej 1 trilion dollarësh

Microsoft është edhe zyrtarisht në elitën më të madhe të korporatave, me një vlerë tregu që tejkalon dy trilionë dollarë.
Gjiganti i teknologjisë është bërë kompania e dytë amerikane, pas Apple, që ka arritur një vlerësim të tillë. Kompania arriti momentin historik pak më shumë se dy vjet pasi kaloi për herë të parë kufirin e tregut prej 1 trilion dollarësh.
E këtë e ndihmoi COVID-19. Pandemia bëri që njerëzit të kalonin më shumë kohë në pajisjet teknologjike, duke rritur kërkesën për kompjuterët e Microsoftit dhe sistemet e lojërave. Aksionet e Microsoftit janë rritur për 64 % që nga muaji mars i vitit 2020, kur bllokimet pandemike filluan të hynin në fuqi në Shtetet e Bashkuara.
“Për më shumë se një vit në pandemi, kurbat e digjitalizimit nuk po ngadalësohen”, tha Drejtori Ekzekutiv, Satya Nadella, në një deklaratë në atë kohë.
Vlera e tregut të Apple kaloi dy trilionë dollarë gushtin e kaluar dhe aktualisht qëndron në 2.24 trilionë dollarë.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës