Maqedonia
Mickoski e mori mandatin për formimin e qeverisë nga presidentja Siljanovska
Bëhet e ditur de presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ia dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, partia e të cilit në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 8 maj fitoi 58 mandate, përcjell albinfo.ch.
Siljanovska Davkova, duke iu referuar afateve kushtetuese dhe faktit se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, është zgjedhur me 76 vota, shprehu bindjen se Mickoski mund të formojë qeveri dhe për këtë ia beson atij mandatin.
Nga sot nis afati njëzetditor për formimin e Qeverisë së re. Mandatari Mickoski dje tha se pret që qeveria e re të formohet para afatit përfundimtar, ndërsa pas shënimit të përvjetorit të partisë më 17 qershor.
VMRO-DPMNE për formimin e Qeverisë së re ka zhvilluar bisedime me koalicionin VLEN dhe ZNAM. Tashmë dihet ndarja e departamenteve, ndërsa emrat ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025