Kosova

Ministria e Transportit: Kujdes nga ofertat e aviokompanive mashtruese

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm nga ofertat e aviokompanive mashtruese.

Ata përmes një njoftimi kanë thënë se kërkojnë që udhëtarët të jenë vigjilent në rezervimin e biletave, shkruan albinfo.ch

“Jemi në prag të festave të fundvitit kur bashkatdhetarët planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, dhe qytetarë të shumtë nga këtu marrin rrugë për në vendet e tjera. Prandaj, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm nga aviokompani të rrejshme, kërkojmë që të jeni vigjilent në rezervimin e biletave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës

Gjithashtu ata kanë lutur qytetarët që të shqyrtojn me kujdes ofertat e mundshme që mund të pranojn përmes rrjeteve sociale apo në forma të tjera dhe t’u drejtohen vetëm kompanive serioze që operojnë në linjat që ju nevojiten.