Kosova
MI-ja do t’ia japë Bechtel&Enka-s 53 milionë, e për vonesat ia zgjat afatin 152 ditë
Instituti Demokratik i Kosovës ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka janë marrë vesh që kësaj të fundit t’i zgjatet afati për 152 ditë për të përfunduar punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.
Kjo, sipas KDI-së, ia pamundëson Qeverisë së Kosovës të kërkojë penallti për moszbatim të kësaj kontrate me kohë.
Ndërkohë, përmes një reagimi për media, MI-ja thotë se aneks-kontrata me Bechtel & Enka-n e zgjat vetëm çështjen e pagesës së 53 milionë eurove, e jo afatin e kryerjes së punimeve.
Sipas KDI-së, kjo është paraparë në aneks kontratën e nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka, kopje e cila mban datën 5 shtator 2018, të cilën thotë se e ka siguruar kjo organizatë.
Sipas njoftimit, aneks kontrata e protokolluar me numër 02/8457 dhe e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milionë euro për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, që njihet ndryshe si autostrada “Arben Xhaferi”.
“Me këtë aneks kontratë, përveç 53 milionëshit, MI-ja është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë Bechtel & Enkes për zbatimin e punëve për këtë autostradë. Në anën tjetër, ministria vazhdimisht, përmes prononcimeve në media të ministrit Pal Lekaj, ka deklaruar se janë duke shikuar mundësit për vënien e penalltive për vonesa të Bechtel & Enkas në kryerjen e punëve”, thuhet në letrën e KDI-së.
Njoftimit thotë se sipas kësaj aneks kontrate nuk është e qartë se si janë kalkuluar 53 milionë euro dhe se në çfarë baze është shtyrë afati për plus 152 ditë shtesë, shkruan Kohanet, përcjell albinfo.ch.
“KDI përmes konferencës për media në dhjetorin e 2018 ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës sqarime se si janë kalkuluar 53 milionë euro, por deri më tani nuk kemi pranuar asnjë informatë shtesë”, thuhet në fund të njoftimit.
MI-ja në reagimin e saj bën me dije se “kontrata për realizimin e projektit të autoudhës ‘Arbën Xhaferi’ ka qenë e planifikuar të përfundonte në janar të vitit 2018”.
“Duke parë se një gjë e tillë është e pamundur, për shkaqe të njohura tani për publikun, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit më 27 shtator 2017 kishte zgjatur kohën për përfundimin e këtij projekti deri më 31.12.2018, ndërsa shpenzimet për këtë zgjatje do të përcaktoheshin më vonë”, thuhet në njoftim.
“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 5 qershor 2018 për akordimin e shumës prej 53,1 milionë euro, në emër të kontratës së datës 27 shtator 2017, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit më datë 5 shtator 2018 ka nënshkruar një aneks të kontratës për përcaktimin e afateve kohore të pagesës së kësaj shume, e cila pritet të paguhet në këste të barabarta deri më 1 qershor 2019”, thuhet më tej në sqarimin për media të kësaj ministrie.
Prandaj, sipas ministrisë që drejtohet nga Pal Lekaj, nuk është i saktë konstatimi se MIT ka zgjatur kohën për përfundimin e punëve ndërtimore në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”, por vetëm afatin për pagesën e shumës së shpenzimeve për zgjatjen e kësaj kontrate, shkruan Kohanet, përcjell albinfo.ch.
“Këto dy çështje janë të ndara sipas kontratës dhe aneks kontratave të nënshkruara nga të dy palët. MIT mbetet e përkushtuar në zbatimin e plotë të dispozitave kontraktuale dhe mirëpret përkushtimin e vazhdueshëm edhe të palës tjetër për zbatimin e kontratës. Ditëve në vijim do të bëhen të ditura shkaqet për vonesën e përfundimit të këtij projekti dhe veprimet e mëtejme për vonesën”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra