Shkurt.ch

Mëzat zviceranë rriten në Ballkan

Të premten dhe gjatë fundjavës, kuajt do të nderohen në Saignelégier (Jura), sepse rritja dhe mirëmbajtja e këtyre kafshëve parashtron një sërë vështirësish me të cilat ballafaqohet e gjithë industria e blegtorisë gjatë gjithë vitit.

Me importimet, kuajt e lindur në Zvicër kanë gjithmonë vështirësi për t’u mirëmbajtur për shkak të kostos së lartë të ushqimit dhe stafit të punës, informon albinfo.ch. Pa përmendur harxhimet e mëdha për kujdestarinë e rreptë të këtyre kafshëve.

Përveç konkurrencës nga vendet si Gjermania (1459 kuaj të importuar në vitin 2015), Francë (900) dhe Holanda (305), bujqit zviceranë përballohen me vendet që kanë një traditë të madhe të  kuajve, si Hungaria apo Polonia. “Kuajt e cilësisë së lartë janë të ushtruar në Evropën Lindore, me kosto të madhe”, tregon Pierre Saunier, kreu i sektorit të blegtorisë për Federatën zvicerane të kalit. Për t’ia dalë, Zvicra ka gjetur një zgjedhje në bashkëpunim më shtetet e Ballkan, ajo dërgon mëzat e tyre në Ballkan për t’i kthyer ata në Zvicër pas 5 vjetësh”, shpjegon Pierre Saunier.