Fun
Meterologët britanikë parashikojnë një vit më të ngrohtë më 2016
Në vijim do të kemi një vit më të ngrohtë pasi të maten temperaturat, thanë meteorologët e Institutit Meteorologjik Britanik (BMO), raportojnë mediat britanike.
Sipas parashikimeve të motit, temperaturat mesatare globale në vitin 2016 do të jenë më të larta për 0.72 deri 0,96 gradë celsiues, krahasuar me mesataren e 14 gradë celsiuesve nga viti 1961 deri në vitin 1990.
“Parashikimet sugjerojnë të konsiderohet se deri në fund të vitit 2016 ne do të kemi tre vjet rekord rresht në lidhje me rritjen e temperaturave globale”, tha Adam Skejf nga BMO.
Skejf beson se rritja e temperaturave globale vjen për shkak të ngrohjes globale, për të cilat njeriu është fajtor, dhe është pasojë e fenomenit meteorologjik El Nino.
“Vlerësimet janë bazuar në parametrat kryesorë të klimës globale, por nuk përfshijnë ngjarje të paparashikuara, të tilla si shpërthimet vullkanike të mëdha, të cilat mund të kontribuojnë në një efekt të përkohshëm ftohjeje”, thonë meteorologët në Institutin Meteorologjik Britanik.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit