Shqipëria
Meta thotë se ndryshimi i kufijve cenon parimet e BE-s
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur se është kundër ndryshimit të kufijve, duke thënë se do të cenonte stabilitetin dhe rrezikon parimet e BE-së.
Meta ka thënë se dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin.
“Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve jo vetëm do të cenonte stabilitetin e rajonit, por do të vinte në rrezik edhe frymën dhe parimet e BE-së, për të cilat është investuar nga themelimi i saj deri sot. Dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar për të udhëhequr procesin e pranimit të tij, në emër të paqes e stabilitetit. Ai është parakusht për integrimin evropian të të dy vendeve”, ka thënë në një intervistë për “Albanian Daily News”, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë çdo diskutim dhe debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur, ndërsa çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorika populiste, nuk sjell dobi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’