Shqipëria

Meta: Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri, shembull frymëzues

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve nga populli shqiptar gjatë periudhës së errët të Holokaustit, është një shembull frymëzues mbarëbotëror.

 

Presidenti  Meta ka takuar Benjamin Neumann dhe bashkëshorten e tij, Ellie, të cilët kanë shkruar një libër-dëshmi të Besës shqiptare.

 

Në këtë libër Neumann ka rrëfyer se si shqiptarët e kanë mbrojtur nënën e tij, Johanna Jutta Neumann, duke e strehuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Durrës, Berat, Lushnjë e në Tiranë.

 

“Këtë akt fisnik të Besës shqiptare, një nga elementët thelbësorë të karakterit tonë kombëtar, sipas Metës, e dëshmon më së miri edhe libri mbresëlënës “Shpëtim në Shqipëri – Kujtimet e një vajze hebreje nga Hamburgu”, thekson Meta.