Shqipëria
Meta reagon për protestën e PD-së: Të shmangen aktet e dhunës
Reagimi i ambasadës amerikane për protestën e PD-së: Të shmanget dhuna
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, reagoi sot lidhur me protestën që po mbahet para selisë së Partisë Demokratike.
Meta bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.
Ai theksoi domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.
“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë. Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend”, thuhet në deklaratën e presidentit Meta.
Protesta e së shtunës është thirrur nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Nga ana tjetër, edhe Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD-së, është ky dhe qëndrimi i Ambasadës amerikane në Shqipëri për protestën e demokratëve.
Ambasada bën thirrje të shmanget dhuna. “Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale”, thuhet më tej.
Më herët, për protestën e mbështetësve të Sali Berishës që degradoi në dhunë e përplasje, reagoi dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Me një status në Twitter, Kim u bën thirrje organizatorëve të protestës të qëndrojnë larg dhunës dhe të vendosin qetësi.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me tensionet në rritje në selinë e Partinë Demokratike teksa protestuesit janë duke përdorur forcë. Ne u bëjmë thirrje organizatorëve të protestës të qëndrojnë larg dhunës dhe të vendosin qetësi. Ata të cilët iniciojnë dhunë apo nëpërkëmbin ligjin, do të vihen para përgjegjësisë”.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026