Lajme
Meta pati një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh në tremujorin e parë
Meta, firma mëmë e Facebook-ut dhe e Instagramit, ka raportuar një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë për një periudhë në të cilën u shkurtuan shumë vende pune.
Kompania tha se inteligjenca artificiale (AI) ishte “duke sjellë rezultate të mira” në gjithë biznesin e saj.
Të ardhurat totale ishin 28.6 miliardë dollarë, derisa numri i njerëzve në Facebook çdo muaj u rrit në pak më pak se tre miliardë.
“Komuniteti ynë vazhdon të rritet”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg.
“Ne po bëhemi gjithashtu më efikas, në mënyrë që të mund të ndërtojmë produkte më të mira më shpejt dhe ta vendosim veten në një pozicion më të fortë për të ofruar vizionin tonë afatgjatë”, tha ai.
Meta gjithashtu në të ardhmen sheh “një mundësi për t’iu prezantuar miliarda njerëzve agjentë të AI-s në mënyra që do të jenë të dobishme dhe kuptimplote”, iu tha Zuckerberg investitorëve.
Ndërsa ofroi pak detaje, ai tha se Meta po “eksploronte përvojat e bisedave në WhatsApp dhe Messenger, mjetet e krijimit vizual për postimet në Facebook dhe Instagram dhe reklamat, si dhe me kalimin e kohës, edhe përvojat video dhe multimodale”.
Shifrat pozitive financiare përkojnë me një periudhë ku Meta ka shkurtuar vendet e punës dhe projektet.
Synimi ishte që ta bënte vitin 2023 “një vit efikasiteti”, tha Zuckerberg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicra nënshkroi në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, veçanërisht për shkak të diasporës...
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
Jeta në Zvicër
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër? Kompania gjermane Flix - e cila gjithashtu zotëron Flixbus - së shpejti mund të nisë shërbimin...
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025
-
Sanija Ameti mbetet bashkëpresidente e Operacionit Libero