Shqipëria

Meta kujton miratimin e “Deklaratës së të drejtave të njeriut”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar  69-vjetorin e  miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Në një status në Facebook, kreu i shtetit shqiptar thotë se fjalët e këtij dokumenti janë aktuale dhe u kërkojnë shteteve dhe qeverive të rikthejnë jo vetëm kujtesën, por edhe vëmendjen dhe energjitë e tyre në respekt të parimeve detyruese të saj.

“Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë, janë fjalët e para të këtij dokumenti thellësisht emancipues, të cilat edhe sot tingëllojnë aktuale”, ka shkruar ndër të tjera Meta.