Uncategorized

Meta dekreton seancën plenare për 9 shtator 

Në këtë sesion të ri parlamentar, Partia Socialiste ka 74 mandate dhe do të drejtojë e vetme qeverinë e prezantuar dy ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka caktuar seancën e parë parlamentare për legjislaturën e re për datën 9 shtator. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë datë për Parlamentin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në këtë sesion të ri parlamentar, Partia Socialiste ka 74 mandate dhe do të drejtojë e vetme qeverinë e prezantuar dy ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Partia Demokratike është forca e dytë politike, opozita në këtë sesion parlamentar me 43 mandate, LSI ka 19, PDIU 3 dhe PSD 1 mandat. Sipas rregullores, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë.