Shqipëria
Meta anulon pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit në Shqipëri
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur të anulojë pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.
Sipas njoftimit për media anulimi është bërë për shkak të tragjedisë që ka ndodhur sot në Shqipëri, ku pas tërmeteve kanë mbetur të vdekur 21 persona ndërsa rreth 600 të lënduar.
“Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anulojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë, planifikuar për në datën 28 nëntor 2019, në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare. Ky vendim i qeverisë vjen pas tërmetit katastrofik që goditi sot Shqipërinë, duke lënë të paktën 21 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur, shkruan oranews, percjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













