Gjuha
Mësuesit shqiptarë në Austri, me kryesi të re
U zgjodh kryesia e re me kryetar Ismet Sinani, mësues në Linc, Pati edhe një takim lamtumirës me mësuesin e parë shqiptar që u pensionua, Shefqet Gashin
Në Vjenë u mbajt kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së Mësuesve/eve Shqiptarë në Austri. Morën pjesë mysafirë nga Ministria e Diasporës: Hamdi Berbatovci, sekretar, Ymer Avdiu, drejtor departamentit. Nga MASHT e Kosovës mori pjesë Nuhi Gashi, koordinator për diasporë si dhe Ymer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Kosovës.
Nga të gjitha Njësitë Federale të Austrisë morën pjesë një numër i kufizuar i mësuseve të gjuhës shqipe. Hamdi Berbatovci, kuvendit i përcolli përshëndetjen e ministrit Ibrahim Makolli. Ndërsa Yme Lladrovci, konsull i Kosovës në Vjenë ka sjellë përshëndetjen e Blerim Canaj, u.d. i ambasadorit.
“Shkolla Shqipe në Diasporë është një institucion shumë i rëndësishëm dhe jemi munduar në çdo takim me përfaqësuesit e MASHT, M së D që t’i determinojmë problemet që janë grumbulluar me vite dhe akoma nuk kanë marrë rrugëzgjidhje që Shkolla Shqipe të jetë aty ku synojmë. Të përpiqemi të gjejmë ku janë faktorët kryesor, ku janë problemet, ku ngecim e ku çalojmë. Jeni me fat që jeni në Austri, shtet ky i cili e bënë financimin e juaj, të cilën gjë nuk e kanë kolegët tuaj në shumicën e shteteve tjera. Të dy ministritë janë aktivizuar në përkrahjen e Shkollës Shqipe. Ne si ambasadë do të ju përkrahim në të gjitha format e mundshme, u shpreh Lladrovci. Në emër të ambasadës Lladrovci dhuroi një mirënjohje Shoqatës për punën e saj të deritashme të cilën e pranoi Osman Ademi, kryetar i deritashëm i shoqatës.
Kuvendin e përshëndeti Nuhi Gashi (MASHT), në emër të dikasterit të tij duke i dëshiruar sukses kuvendit zgjedhor. Raportin e aktiviteteve të deritashme e mbajti kryetari i deritashëm Osman Ademi, mësues. ”Shoqata u themelua zyrtarisht në vitin 2010. Aktivitetet e saj janë bazuar kryesisht në organizimin e programeve kulturo artistike, kuizeve, ekskursioneve, bashkëpunimet ndërkulturore, sensibilizues etj.”, u ha veç tjerash në raport.
Raportin e përkrahjeve materiale nga donatorët, shpenzimet organizative dhe gjendja momentale rreth financimit e mbajti Ibrahim Hasani, arkatar. “Shoqata e ka xhiro konton e saj dhe të gjitha donacionet regjistrohet dhe është transparent. Dy vjetët e fundit M e D e ka ndihmuar mbajtjen e kuizit të diturisë, ekskursionet dhe aktivitet me nxënës në Kosovë”, th ai.
Nuhi Gashi, (MASHT) sugjeroi për një organizim të mirëfilltë e efikas të shoqatës. “Duhet kaluar në punën projektuese, ndërtoni planin e punës së aktiviteteve tuaja me kohë, kalendarin e punës. Ju jeni bartës të aktiviteteve, ndërgjegje kulturore në kuptimin e fjalës. Ju duhet njohje dhe lidhje me biznesin shqiptar, raport të hapur e të sinqertë me ta në nivel të Austrisë dhe kjo ju mundëson realizimin e programeve tuaja arsimore e kulturore të shoqatës. Hapja e faqes së internetit është e domosdoshme dhe është anakronike që ju të mos keni këtë sot kur dihet shkalla e komunikimit. Mos harroni komunikimin me autoritetet vendore, komunikimi me to sjell favore në interesin tonë. Një rol ndërmjetës i juaji mes Institucioneve të dy vendeve ka një rëndësi të veçantë. Ju jeni bartës të llogaritni edhe në mua, unë e ndiej se jam pjesë e juaja”.
Ndërsa Ymer Avdiu nga Minitria e Diasporës duke u inkuadruar në bisedë tha se ministria do të mbështesë sipas mundësive të veta disa nga aktivitetet.
Nga të pranishmit u zgjodh kryesia e re me kryetar Ismet Sinani, mësues në Linc, nënkryetare, Miradije Berisha (Tulln) anëtarë kryesie u zgjodhën: Ibrahim Hasani(Nied.) Osman Ademi(W), Hazir Mehmeti (W), Armida Biçaku(Szb). Ismet Sinani në emër të kryesisë së re e falënderoi për punën e deritanishme kolegët nga kryesia e kaluar.
Shkon në pension mësuesi i parë shqiptar në Austri
Ambasada e Kosovës dhe Shoqata e Mësuesve/eve organizoi një takim lamtumirës për Shefqet Gashin, mësuesi i parë në Austri i cili shkoi në pension. Një fjalë përshëndetëse mbajti Blerim Canaj, ambasador. Rreth punës së tij folën kolegë e kolege, u dha një videofilm rreth aktiviteteve të tij në punë dyzet vjeçare me nxënës. Një mirënjohje për punën e tij e ndau ambasada e Republikës së Kosovës. Rrustem Ibish Vesli, bashkëveprimtar i Gashit e uroi për punën e tij të gjatë në procesin mësimor në Vjenë. Nxënësi Mirlinda Mehmeti, Alban Spahiu, Fiona Kabashi recituan e kënduan këngë me urimin për mësuesin e tyre. Mjaftë prekëse ishte letra nxënësve binjakë Edita e Edit Maliqi kushtuar mësuesit Shefqet e shoqëruar me buqetë lulesh.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë