albinfo.ch
E-Diaspora
Mësuesit mund të ndihmojnë projektin e regjistrimit të diasporës
Mërgimtarët, të cilët nuk i janë përgjigjur procesit të regjistrimit, këtë mund ta bëjnë drejtpërdrejt në plaformën elektronike ose gjatë muajve të verës kur shkojnë për pushime në Kosovë.
Ministria kosovare e Diasporës po bën fushatë, me anë të së cilës po informon mërgimtarët për rëndësinë e regjistrimit të tyre.
Për këtë qëllim një delegacion i Ministrisë së Diasporës nga Kosova, i kryesuar nga Shyhrete Kastrati, udhëheqëse e Departamentit për Qendrat Kulturore në Diasporë, Ramadan Mramori, udhëheqës i Divizionit për Regjistër të Diasporës dhe Anell Bajra, zyrtar i Arsimit Plotësues në Diasporë, kanë takuar të shtunën në Cyrih disa mësues të shkollës shqipe për t’i njoftuar për rrjedhën e deritanishme të këtij projekti.
Ramadan Mramori, udhëheqës i Divizionit për Regjistër të Diasporës, u ka shpjeguar mësuesve të mbledhur rëndësinë e regjistrimit, benefitet që mund t’i ketë mësimi plotësues i gjuhës shqipe me statistikat e mërgimtarëve.
“Ne e kemi parë shumë të arsyeshme për t‘i ftuar shoqatat, sepse ato janë dera e parë ku bashkatdhetarët kanë filluar aktivitetin e tyre. Në këtë rast me mësuesit e shkollës shqipe, ngase ata një herë në javë takohen me nxënësit dhe do ta kenë mundësinë për çdo javë t’i njoftojnë ata dhe prindërit e tyre me këtë proces”, ka thënë Mramori.
Një takim të njëjtë kishin zhvilluar edhe në Gjermani.
“Duke u bazuar në planin e veprimit për sivjet, ka mbetur vetëm Suedia dhe Beligjika për të prezantuar në këtë formë procesin e regjistrimit”, ka deklaruar Mramori dhe insiston se ky projekt ka qenë i suksesshëm deri tani dhe do të jetë deri në përfundim të tij.
Zyrtari nga Prishtina ka mohuar që të dhënat e regjistrit do të përdoren për të ngarkuar me tatime mërgimtarët, por vetëm për projektet studimore.
Procesi i deritanishëm i regjistrimit, sipas tij, ka treguar se më së shumti mërgimtarë numërojnë Gjilani, Ferizaji dhe Vitia.
Vetëm nga 15 qershori deri më 15 shtator të vitit të kaluar janë regjistruar mbi 250 mijë bashkatdhetarë.
Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre.
Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.
Ndryshe, nëpër strategji e dokumente të ndryshme të autoriteteve të Kosovës, vlerësohet se një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë territorit të saj.
Derisa, sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë vit do të përfundojë regjistrimi aktiv i bashkatdhetarëve, ndërsa do të vazhdojë në platformën elektronike, ndërsa rezultatet do të publikohen në mars të 2017-ës.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?