Bota

Mësueses i ndalohet ligjërimi me shami

Ligji i neutralitetiti i Berlinit ndalon veshjen e rrobave religjiozë në shërbimin publik. Para se të punësohej, mësuesja e re myslimane kishte deklaruar se e njeh mirë Ligjin

Gjykata e Berlinit në Gjermani e ka refuzuar ankesën e një mësuese myslimane, e cila në kryeqytetin gjerman ka dashur të ligjërojë me shami. Me këtë vendim, Gjykata ka vërtetuar çuditërisht qartë Ligjin e neutralitetit të Berlinit. Ligji nuk është jokushtetues, ankesa e paargumentuar, ka deklaruar gjykatësi, Arne Boyer. Lidhur me vendimin është e mundur ankesa.

Ligji i neutralitetiti i Berlinit ndalon veshjen e rrobave religjiozë në shërbimin publik. Para se të punësohej, mësuesja e re myslimane kishte deklaruar se e njeh mirë Ligjin.

Mësuesja e re kishte shkuar një ditë në shkollën fillore dhe për shkak të shamisë së saj ishte zhvendosur në një qendër tjetër me nxënës më të rritur ku shamia ka qenë e lejuar për tu mbajtur. Për momentin ajo është në pushim prindëror, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Gjatë shqiptimit të vendimit, mësuesja nuk ka qenë e pranishme. Avokatja e saj ka pohuar se me mandanten e saj do të këshillohet për të përgatitur ankesë. Përfaqësuesit e Senatit gjithashtu nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e Gjykatës.