Lajme

Mësimi plotësues, prioritet i ministrit Murati

Ministri Valon Murati tha se mësimi plotësues i gjuhës shqipe mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Ministra kosovare e Diasporës do të punojë ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë për t’u mundësuar shqiptarëve në Britaninë e Madhe mësim plotësues të gjuhës amtare. Kështu ka deklaruar ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare dhe mësimdhënës të shkollave të mësimit plotësues në Britaninë e Madhe.

Në takimin e mbajtur në shkollën fillore Haverstock School, në Londër, të pranishëm ishin edhe afaristë, studentë dhe bashkatdhetarë të cilët jetojnë në Mbretëri të Bashkuar.

Murati shpalosi planet e Ministrisë së Diasporës, të cilat, siç tha ai, do të bazohen në tri elemente kryesore: nënshkrimin dhe implementimin e planprogramit të përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mësimin plotësues në shkollat e diasporës; ndërtimin e një qasjeje të re dhe të shumanshme ndaj diasporës dhe e treta; krijimi i një strategjie e cila do të ofronte kushte më të mira dhe procedura të lehtësuara për afaristët nga diaspora të cilët mëtojnë të investojnë në Kosovë.

Një ndër objektivat kryesorë është edhe krijimi i programeve të përbashkëta për diasporën në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kjo për arsye se, ministri Murati theksoi që ne e kemi një diasporë të përbashkët dhe ashtu do ta trajtojmë. Gjatë takimit, Murati u njoftua me brengat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet komuniteti shqiptar në Mbretëri të Bashkuar. Në takim me bashkatdhetarë ka qenë i pranishëm ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci,