Lajme
Mësimi plotësues, në mes debateve të zjarrta dhe indiferencës
Me mungesën e tyre në këtë konferencë, “kanë shkëlqyer” shumica e medieve të Prishtinës, që me pak përjashtime, kanë qëndruar larg punimeve të saj.
Pesë grupe pune kanë zhvilluar punime dhe kanë prezantuar në përmbyllje konkluzionet lidhur me segmentet e ndryshme të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë. Grupi për rregullativën ligjore për mësimin plotësues, grupi për hartimin dhe unifikimin e planprogrameve teksteve mësimore dhe dokumentacionin shkollor., grupi i punës për kuadrin mësimor profilizimin dhe licencimeve e mësuesve, grupi püer financimin e mësimit dhe grupi profesional për sensibilizimin dhe mediatizimin e mësimit plotësues.
Një debat i gjallë, herë herë edhe me tone polemizuese ka prodhuar një numër konkluzionesh të cilat janë miratuar në përfundim të gjashtë seancave të konferencës për institucionalizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe që po zhvillon punimet në Prishtinë.
Pika në të cilën janë fokusuar më shumë pjesëmarrësit dhe rrjedhimisht ku ka pasur më shumë paqartësi ka qenë ajo që është trajtuar në seancën për financimin e mësimit plotësues. Vështirësitë që paraqiten kur bëhet fjalë për këtë pikë nisin nga mundësitë e kufizuara të buxheteve të shteteve përkatëse, por nuk përfundojnë këtu. Janë shtruar në debat edhe shumë probleme që lidhen me atë se çfarë duhet të financohet dhe çfarë jo. Fjala vjen, a duhen financuar nga institucionet tona edhe aktivitetet jashtëshkollore si ekskursionet pastaj si të gjenden modalitetet e financimit që do të përputheshin me rregullat në fuqi në shtetet përkatëse etj. Në këtë kuptim, ndër konkluzionet që janë marrë ka qenë edhe ai që, në shtetet ose në pjesët e shteteve ku mësimi shqip financohet nga vendi pritës, institucionet shqiptare të mos interferojnë.
Pikë tjetër që ka zgjuar mjaft debat ka qenë edhe ajo për rregullativën ligjore. Shumë nga debatuesit janë gjetur të papërgatitur në lidhje me këtë pikë, pasur parasysh mangësitë e njohjes së kësaj rregullative të vendeve pritëse po aq sa edhe të vendeve të prejardhjes. Megjithatë e përbashkëta që ka dalë nga këto debate ka qenë nevoja për një qasje më kreative në raport me legjislacionet përkatëse me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për mësimin në gjuhën shqipe.
Një fushë më specifike e cila është rrahur në konferencë ka qenë ajo për sensibilizimin dhe mediatizimin e mësimit plotësues. Praktikat mediale për afirmimin e mësimit plotësues që janë rekomanduar nga grupi punues përkatës janë videospotet , broshurat dhe fletëpalosjet e ndryshme, për të cilat do të merrnin detyrime ministritë përkatëse, organizuese të konferencës. Por, jashtë tyre, janë propozuar edhe zgjerimi i programit kushtuar diasporës nga transmetuesit publikë RTK dhe RTSH si dhe ngritja cilësore e tyre. Ndryshe nga rekomnandimjet që kishte bërë grupi punues,m që në videospotet e përmendura të paraqiten ministrat përkatës, në debat u kërkua që për spotet në fjalë më efektiv do të ishte angazhimi i yjeve shqiptare të njohur në botë si Rita Ora, Xherdan Shaqiri etj.
Një mangësi e këtij grupi ishte mospjesëmarrja në të e përfaqësuesve të medieve të Kosovës, Shqipërisë ose të diasporës. Me mungesën e tyre në këtë konferencë, në fakt “kanë shkëlqyer” edhe mediet e Prishtinës, që me pak përjashtime, kanë qëndruar larg punimeve të saj.
Nga ana tjetër, nga ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve kosovare është përmendur platforma albinfo.ch si pikë referimi kur bëhet fjalë për informimin korrekt lidhur me zhvillimet në diasporë dhe në këtë kontekst edhe në lëmin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Të dielën, me miratimin e konkluzioneve të debatuara gjatë dy ditëve të punës, përfundon punimet Konferenca për institucionalizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Stjuardesa vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtare e ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?