Lajme

Mësimi i gjuhës shqipe përmes teatrit fillon nga nesër në Paris

“Mësimi i gjuhës shqipe përmes teatrit është një metodë atraktive që aplikohet prej disa vjetësh në Paris. Shoqata shqiptare “Albania”, në bashkëpunim me shoqatën “ProCulture” nga dita e nesërme do të fillojnë zbatimin e këtij programi për zhvillimin e njohurive të fëmijëve të komunitetit shqiptar rreth gjuhës dhe kulturës së vendit të origjinës”, ka shkruajtur në rrjetin social Facebook ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko.

Në përfundim të këtij programi, të gjithë nxënësit shqiptarë do të japin një shfaqje në “Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës” që organizohet në Paris, përcjell albinfo.ch.

Linku i eventit: https://www.facebook.com/events/715057495646884/