Shkurt.ch

Mësimdhënësit kërkojnë rritje të pagave

Në profesionet e krahasueshme me arsimin, të ardhurat janë nga 10 deri 85 për qind më të larta

Organizata çati e mësimdhënësve të Zvicrës ka kërkuar nujë rritje të pagave reale për së paku 6 për qind

Sipas kësaj organizate, në profesionet në ekonominë private dhe në administratë, të cilat sa i përket vëllimit të punës dhe kualifikimit janë të krahasueshme me arsimin, të ardhurat janë nga 10 deri 85 për qind më të larta.

Në këtë kuptim, mësuesit kërkojnë që edhe për ta të plotësohet detyrimi i përcaktuar me ligj që rritja e shpenzimeve jetësore të ndiqet nga rritja e pagave.

Po ashtu ata vënë në dukje se për mësimdhënësit, sipas rregullit, nuk ka karrierë profesionale në kuptimin e motivimit për rritje të pagës. Veç këtyre, organizata e mësimdhënësve ka kërkuar barazim të të gjitha kantoneve sa i përket raportit në mes të shpenzimeve dhe të të ardhurave.