Futboll
Mesfushori i Zvicrës para duelit me Anglinë: Duam të lëmë gjurmën tonë

Tashmë dihet se për të dytën herë radhazi kombëtarja e Zvicrës është në çerekfinalet e një Kampionati Europian. Stiven Zuber zbulon se ku qëndron sekreti i suksesit të helvetëve, përcjell albinfo.ch.
32-vjeçari humbi dy ndeshjet e para në grup prej problemeve fizike.
Vetëm në 1/ 8-at kundër Italisë, anësori mundi të regjistronte minutat e para të turneut si zëvendësues.
Një situatë totalisht e ndryshme nga tre vite më parë, kur ai u bë asistuesi më i mirë në të gjithë turneun me katër pasime për gol.
“Unë me të vërtetë dua të vendos vulën time në këtë turne”, thotë Cuber para duelit kundër Anglisë. “Është gjithmonë më mirë të hysh si zëvendësues kur rezultati është 2-0 sesa kur është 0-2”. Edhe pse në dy vitet e fundit ai ka luajtur rrallë në kombëtare, ai i përket brezit të artë të Zvicrës. Ai luajti me Granit Xhakën (31) dhe Rikardo Rodrigezin (31) në U-19, dhe me Fabian Sher (32) dhe Silvan Vidmer (31) në U-21.
“Ne të gjithë luajtëm së bashku në një moshë shumë, shumë të re. Kjo është arsyeja pse ne i njohim anët e mira dhe të këqija të njëritjetrit”. Cuber nuk e sheh si problem faktin që të gjithë lojtarët e kësaj gjenerate janë mbi 30 vjeç.
“Mosha nuk luan më një rol në futboll. Gjithçka ka të bëjë me cilësinë e lojtarëve”.
Ai dhe shokët e tij duan ta tregojnë këtë në çerekfinalen e së shtunës. Pas paraqitjes së madhe ndaj Italisë (2-0), me Anglinë pritet një ndeshje më e vështirë.
“Do të jetë një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo kundër Italisë, sigurisht. Ne duam të vendosim vulën tonë mbi të. Ky ka qenë virtyti ynë më i madh kohët e fundit, pa marrë parasysh se kë kemi përballë: ne duam të fokusohemi vetëm te vetja. Deri më tani po funksionon mirë”.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët