Futboll

Mesfushori Ardon Jashari është ftuar te Përfaqësuesja e Zvicrës

Ai u ftua nga Zvicra për ndeshjet e Ligës së Kombeve

 

Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, si mesfushor është ftuar te Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, transmeton albinfo.ch.

Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës të hënën, Jashari është ftuar pas lëndimit të sulmuesit të Salzburgut, Noah Okafor.

Në mungesë të Okaforit, përzgjedhësi Murat Yakin ka marrë vendim për ta ftuar Jasharin, i cili është zëvendëskapiten i Luzernit dhe këtë edicion ka dy asistim në gjashtë paraqitje kampionale. 20-vjeçari të hënën do t’i bashkohet ekipit në stërvitje për ndeshjet e këtij muaji.

Zvicra më 24 shtator luan në udhëtim ndaj Spanjës, ndërsa tri ditë më vonë e pret Përfaqësuesen e Çekisë.