E-Diaspora
“Mesdheu i Lozanës” sjell në Zvicër një javë të pasur kulturore shqiptare
Pas suksesit të dy edicioneve të para të këtij aktiviteti të cilat i kushtoheshin Magrebit dhe Greqisë, ky edicon i ri i kushtohet hapësirës shqipfolëse
Nga 28 shtatori deri më 5 tetor në kuadrin e aktivitetit tashmë tradional “Lausanne Méditerranées” (Mesdheu i Lozanës), në qytetin e bukur të Lozanës do të prezantohet kultura nga të gjitha hapësirat shqiptare
“Pas suksesit të dy edicioneve të para të këtij aktiviteti të cilat i kushtoheshin Magrebit dhe Greqisë, ky edicon i ri i kushtohet hapësirës shqipfolëse.
Nëse lidhjet tona me pellgun mesdhetar janë të shumëfishta, është një pjesë e bregut të tij që mbetet i panjohur: Shqipëria dhe vendet në të cilat flitet shqip, sidomos Kosova por edhe Maqedonia”, thotë veç tjerash kreu i qytetit të Lozanës, Gregory Junod, në prezantimin që i bën këtij manifestimi, shkruan albinfo.ch
“Për një kohë të gjatë e mbyllur, Shqipëria po hapet për turizmin, duke pasur avantazhe nga pjesa tjetër e Evropës, sidomos për shkak të pasurisë së saj të madhe historike dhe peizazheve të saj të larmishme.
Nga ana e tyre, Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë mes vete më shumë se pesëdhjetë vjet lidhje të forta që kanë mundësuar ndërtimin e shumë urave mes këtyre hapësirave.
Ky edicion i ri i “Lausanne Méditerranées dëshiron” të thyejë klishetë dhe të hapë dyert për kulturën shqipfolëse këtu dhe në Ballkan, gjithashtu. Do të ketë prezantime nga teatri, muzika, letërsia, kinemaja por edhe nga kuzhina. I gjithë programi do të ofrojë një hapësirë të pasur për dialog ndërkulturor”, shkruan më tutje kryebashkiaku Junod.
Aktivitetet do të zhvillohen në partneritet me Cinémathèque suisse, Arsenic, Théâtre de Vidy dhe shoqatat shqiptare (Albinfo.ch, ISEAL, ACAS, L’Avenir, Ilirët, Teuta, AEAUL, Dona, LIRIA, CICRA, Swiss Albania Event).
Krahas programeve të shumta e të larmishme artistike do të ketë edhe debate, tryeza sociopolitike etj. Shihni programi në linkun në vijim: Lausanne Mediterranes
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Tetor 2019
- Ora13:00
- LokacioniLozane
- Data e përfundimit13 Shtator 2019 - 17:00
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?