Bota
Mesazhi i parë nga kryeministri sllovak pas atentatit ndaj tij
“Unë e fal atë”, tha ndër të tjerash kryeministri sllovak, i cili kishte fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare
Kryeministri popullist i Sllovakisë, Robert Fico, u shfaq për herë të parë në publik që kur u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri tri javë më parë.
Në një video-fjalim të regjistruar dhe të publikuar në Facebook përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ai tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se “do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh”.
Ai është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark teksa përshëndeti mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova, rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratisllavë, transmeton albinfo.ch.
Fico tha se ai duhet të kthehet në punë në fund të qershorit dhe korrikut dhe se nuk ndjenë “asnjë urrejtje” ndaj sulmuesit.
“Unë e fal atë”, tha ndër të tjerash kryeministri sllovak, i cili kishte fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare.
Ndryshe, shkrimtari 71-vjeçar, Juraj Cintula, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj 59-vjeçarit, ka thënë pas sulmit se “e bëra këtë sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisë së tij”. Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane