Lajme
Mesazhi i Papa Françeskut për Pashkët: Ndaloni erërat e luftës në Evropë e Mesdhe
“Të mos lejojmë që armiqësitë e vazhdueshme të kenë pasoja serioze mbi popullatën civile, tashmë të rraskapitur dhe mbi të gjitha mbi fëmijët’. Ky është mesazhi me të cilin Papa Françesku nisi kremtën e Pashkëve.
”Sa vuajtje shohim në sytë e fëmijëve. Fëmijët në ato vende luftarake harruan të buzëqeshin. Me vështrimin e tyre na pyesin pse? Pse kaq shumë vdekje? Pse kaq shumë shkatërrim? Lufta është gjithmonë një absurditet dhe një disfatë! Le të mos lejojmë që erërat më të forta të luftës të fryjnë mbi Evropë dhe Mesdhe. Mos u dorëzoni në logjikën e armëve dhe riarmatimit. Paqja nuk ndërtohet kurrë me armë, por duke zgjatur duart dhe duke hapur zemrat”, theksoi ai.
“Ndërsa bëj thirrje për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, shpresoj për një shkëmbim të përgjithshëm të të gjithë të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Të gjithë për të gjithë! T’i garantohet Gazës, duke kërkuar edhe një herë lirimin e shpejtë të pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor, edhe një armëpushim i menjëhershëm”, tha Papa Françesku që kryesoi meshën e së dielës së Pashkës në oborrin e kishës së Vatikanit.
Në fund të festës, papa Françesku u shëtit nëpër sektorë të ndryshëm të sheshit të Shën Pjetrit për të përshëndetur dhe bekuar dhjetëra-mijëra pelegrinët e pranishëm, të cilët e brohoritën me zë të lartë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik