Lajme
Sa paguhet një punëtor i Facebook-ut
Duke qenë se pasuria personale e Mark Zuckerbergut është 33.3 miliardë dollarë, paga mesatare e punëtorëve të tij nuk është për t’u nënvlerësuar.
Referuar të dhënave të hulumtimit nga Glassdoor, mesatarja e pagës së inxhinierëve fillestarë është 106 mijë dollarë, ndërsa e një analisti mesatar është 118.864 dollarë.
Duhet theksuar se inxhinierët e programeve të gjigantit të mediave sociale marrin pagë mesatare prej 183.397 dollarëve.
Ndërkohë, vlera e Facebook-ut është aktualisht 200 miliardë dollarë, gjë që tregon se pagat e 8.348 punëtorëve janë goxha mbresëlënëse.
Facebook u themelua më 2004 nga studentët e Harvardit: Mark Zuckerberg, Dustin Moskovitz, Chris Hughes dhe Eduardo Saverin. Ky rrjet social së shpejti u zgjerua në universitetet e tjera amerikane dhe më pas u bë një fenomen botëror. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje