Integrimi
Merrte ndihma sociale edhe pse punonte: Për pak i shpëton dëbimit në Kosovë
Një 48-vjeçar, banor në Kantonin Aargau dhe shtetas i Kosovës është përgjigjur para Gjykatës së Qarkut të Brugg-ut (AG) për shfrytëzim të paligjshëm të ndihmave sociale. Ai ka shpëtuar për pak nga dëbimi në Kosovë
48-vjeçari kosovar me emrin Arsim (emër fiktiv) është përgjigjur të hënën e javës së kaluar para Gjykatës së Qarkut në Brugg për akuzën se ka marrë ndihmë sociale për tre muaj, edhe pse gjatë asaj kohe ai ka punuar dhe fituar mbi 6.000 franga në muaj, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Zyra e prokurorit publik në Brugg-Zurzach ka kërkuar për të një dënim me para me kusht prej 60 normash ditore nga 80 franga dhe një gjobë prej 1000 frangash, transmeton albinfo.ch. Arsimit gjithashtu i kanosej edhe dëbimi pesë-vjeçar nga vendi.
Personi në fjalë ka jetuar në Zvicër që nga 1997 ndërsa është rritur në Kosovë. Në Zvicër, ai ka punuar në ndërmarrje të ndryshme ndërtimi, kryesisht në mënyrë të përkohshme. Ai është i martuar, gruaja e tij është gjithashtu kosovare. Dy fëmijët e moshës së shkollës fillore kanë lindur në Zvicër. Në shtëpinë e tyre fliten gjermanishtja dhe shqipja.
Arsimi, veç tjerash, ka mjaft borxhe. Atë e ngarkojnë 94 çertifikata humbjeje me një vlerë mbi 100,000 frangash, përcjell albinfo.ch. Ai gjithmonë punonte vetëm në mënyrë të përkohshme dhe sërish mbetej i papunë.
Përveç shkeljeve të përsëritura të Ligjit të Komunikacionit (drejtimi i paligjshëm i makinës), ai ngarkohet edhe për mosbindje në zbatimin e borxheve dhe procedurat e falimentimit, si dhe për dëmtim të pronës.
Pagat nuk janë transferuar në zyrën e mirëqenies sociale
Në rastin konkret, është çështja e marrjes së ndihmës sociale në mënyrë të paligjshme, ajo për të cilën ai akuzohet. Kjo është një vepër që hyn në të ashtuquajturin “katalog”. Një aktgjykim dënues për këtë vepër zakonisht rezulton në një dëbim pesë deri në pesëmbëdhjetë vjeçar nga Zvicra.
Nga dhjetori i vitit 2017 deri në nëntor 2018, Arsimi ka marrë ndihmë sociale për veten dhe familjen, nga komuna e tij, në rrethin e Brugg-ut. Rreth 3,400 franga në muaj ka qenë shuma që ai ka përfituar. Ai kishte rënë dakord me zyrën e mirëqenies sociale që pagat duheshin transferuar zyrës në fjalë kur ai të fillonte sërish punën punën.
Në prill të vitit 2018, Arsimi kishte filluar të punonte për një kompani ndërtimi në zonën e Cyrihut. Siç thotë ai, tani, e kishte informuar zyrën e mirëqenies sociale me telefon dhe me shkrim për fillimin e punës. Por, ai nuk i kishte transferuar pagat e tij në zyrën në fjalë.
Për këtë arsye, zyra kishte supozuar se i akuzuari nuk ishte duke punuar kështu që kishte vazhduar t`ia paguante përfitimet e zakonshme sociale. Në muajt prill, maj dhe qershor, i akuzuari fka fituar gjithsej 18,897.90 franga rrogë në vendin e punës. Por gjatë kësaj kohe ai gjithashtu ka marrë 10.200 franga në emër të ndihmës sociale.
Arsimi thotë se ishte një kohë e vështirë për të. Vëllai i tij në Kosovë kishte vdekur ndërsa arsimi i kishte pasur atij borxh, transmeton albinfo.ch. Djali i vëllait, prandaj e thërriste çdo ditë dhe i kërkonte para për të blerë një apartament në Kosovë. Në fund, Arsimi ia kishte transferuar atij 10.000 euro. “Familja mbi të gjitha”, shpjegon ai sjelljen e tij. “E di që kam bërë gabim por kjo nuk do të ndodhë më. Nuk doja të përfitoja nga komuna”.
Në ankesë, avokati thotë se vepra penale e klientit të tij është vepër penale e imtë. Për më tepër, ai e ka pranuar veprën që nga fillimi, transmeton albinfo.ch. Ai më tej theksoi se komuna kishte dijeni për punësimin dhe se klienti i tij ishte në një situatë të vështirë personale që e çoi në këtë vepër unike. Prandaj vepra e tij duhet të klasifikohet si e lehtë dhe, rrjedhimisht, klienti i tij nuk duhet të dëbohet nga Zvicra.
Por gjykatësja e lëndës nuk mund të fliste për një rast të lehtë, duke marrë parasysh peshën e krimit. Ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me para me kusht prej 60 njësish ditore nga 110 franga dhe një gjobë prej 1.300 frangash, përcjell albinfo.ch. Arsim kështu shpëton 2për një qime floku” nga dëbimi. Ndërkohë, ai ka paguar fondet e ndihmës sociale të marra pa të drejtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje