Integrimi
Merr çmim në Berlinale por nuk i shpëton dëbimit nga Gjermania
Me gjithë suksesin e arritur në film, familja Mujic nuk mund të llogarisë në ndonjë lehtësim të pozitës së saj rreth qëndrimit në Gjermani
Është shpërblyer si aktori më i mirë në Berlinale 2013 dhe prapë nuk i shpëton dot dëbimit nga Gjermania. Ky është fati i Nazif Mujiç-it, një rom nga Bosnja, i cilinë festivalin e Filmit në Berlin pati fituar Ariun e Argjendtë për rolin më të mirë në filmin “An Episode in the Life of an Iron Picker (Një episod nga jeta e një grumbullues të hekurishteve).
Filmi është një rrëfim për jetën e vështirë të romëve në Bosnjë.
Në këtë film, Mujic dhe anëtarët tjerë të familjes së tij luajnë në fakt jetën e tyre, ata nuk janë fare aktorë, shkruan rf.news.de.
Me gjithë suksesin e arritur në film, familja Mujic nuk mund të llogarisë në ndonjë lehtësim të pozitës së saj rreth qëndrimit në Gjermani. Enti Federal për Migracion dhe çështje të Refugjatëve (BAMF) nuk i jep kurrfarë shansi për azil kërkesës së familjes rome nga Bosnja. Në arsyetimin e këtij enti thuhet se diskriminimi sistematik i romëve në Ballkan nuk përbën “situatë emergjente humanitare”.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim