Uncategorized

Merko thotë se ka fituar në Strugë

Derisa rezultatet janë duke u numëruar, kandidati i BDI-së, Ramiz Merko ka thënë se ka fituar në Strugë ndaj kandidatit të tij, Zijadin Sela.

Në fjalimin e tij para mediave Merko falënderoi të gjithë qytetarët duke shtuar se Struga është e të gjithëve.

“Këtu bëjnë pjesë të gjithë etnitet. Këtu mund të jetojmë të bashkuar. Ky besim nga të gjithë qytetarët e Strugës, është besim për një ardhmëri më të mirë, një mundësi më e mirë për gjeneratat e reja dhe për të gjithë”, ka thënë Merko, raporton “Alsat”.

Ai në dy gjuhët ka falënderuar votuesit. “Sot është ditë feste. Do të punojmë më shumë se ata që kanë punuar deri më tani”.

Ndërkohë, Zijadin Sela ka thënë se nuk do t’i pranojë këto rezultate.

Sipas rezultateve të numëruara deri më tani, Merko ka 300 vota më shumë se Sela.