Lajme

Merkeli nuk luan zar*

Edhe përkundër asaj se Merkel-i profesionalisht është fizikane dhe edhe fizikanët teorinë e gjasës e përdorin tashmë pashmangshëm për shprjegimin e fenomeneve të ndryshme fizike , ajo në politikë nuk luan zar, do me thënë ajo hapat dhe prioritetet e veprimit të saj politik nuk ia lë rastësisë.

Në turin e saj ballkanik ajo në krye të agjendës së saj ka vendosur Shqipërinë. Në video-podkastin e saj javor, zonja Merkel e sheh Shqipërinë „në rrugë të mirë drejt BE-së“, kurse për Serbinë përsërit qëndrimit e domosdoshmërisë së përmirësimit të raporteve të saj me Kosovën. Kjo flet indriekt për priorotet që ka Merkel në zgjerimin e ardhshëm të BE-së: Shqipëria para Serbisë! Dhe këtë jo pse Shqipëria në planin formal dhe atë praktik ka bërë përparime më të mëdha sesa Serbia në përmirësimine infrastrukturës së saj ligjore dhe të asaj të përgjithshme, por për shak se Shqipëria falë zhvillimeve në rajon ka marrë pozitë kyçe strategjike për BE-në. Referendumi antievropian i Greqisë dhe mundësia e përçimit të rrymës putinianae jo vetëm nga të Tsipras-i tash dhe në të ardhmen e afërt, por edhe nga Vucic-i në të ardhmen jo të largët do ta rezikonte seriozisht BE-në, e cila, përmes kredive të saj qindramilionëshe dhe përmirësimit të fortë të bazementit industrial të aksit prorus greko-serb do të bëhej, në vend se zgjeruasja dhe zhvilluesja, vetëshkatërruesja e saj. Ky vetinduktim rreziku do të ishte jo vetëm një lidhje e shkurtë e qarkut politik të quajtur BE, por edhe një preparat radioaktiv që do të kancerizonte lidhjen e kombeve të fuqishme ekonomikisht dhe të përparuara në aspektin kulturor të BE-së.

Referendumi grek do thotë paralajmërimi i qartë jo vetëm i braktisjes së euro-zonës nga Greqia, por edhe të një kursi të fortë konfrorntues të saj me BE-në. Në këtë kurs konfrontues nuk do të kishte shumë rëndësi se a do të vendoste vetë Greqia të dilte mga BE-ja apo jo përderisa ajo do të shndërrohej në frenuese reformash dhe në plangprishëse të ndërtesës së quajtur BE. Tolerimi i lojës jo fer të Greqisë dhe falja e qindramilardave euro asaj do të bëhej një shembull i cili mund të mos mbetej i papresedencë.

Rifutja e drahmës si valutë ncionale e Greqisë, në të cilin vendim ajo do ta kishte jo vetëm përkrahjen morale, por edhe atë praktike të Putinit, edhe do të mund ta bënin Greqinë financiarisht mëse tërheqëse për turistët, por me përkrahje të shtuar financiare dhe përmirësimin e infrastrukurës a nuk do të ishin edhe plazhet shqiptare po aq në mos më atraktive për pushuesit sesa ato greke?! Me një siguri të shtuar, me një popullsi që kënaqet me pak dhe me përcaktim plebishitar evropian, Shqipëria në BE do të ishte një paravan i sigurtë i ngrehinës së mundshme jo vetëm financiaro-ekonomike Tsiprias- Putin në brigjet e Jonit.

Qëllimi i paradisaditëve me armë zjarri i dy turistëve çekë nuk ishte thjesht një ekscitim i energjive të ndonjë x-krimineli të „terra incognita“të quajtur Veriu i Shqipërisë. Thethi me rrethinë janë bërë që moti destinacion i turistëve malorë evropianë dhe deri më sot „terra incognita“ nuk doli të na bëhet „terra ingrata“ e asnjë turisti qoftë edhe në kohët e viteve të mbrapshta të Shqipërisë.

Pse pikërisht tash dhe pse pikërisht ndaj dy turistëve të huaj? Sepse as kancelria e Putinit e as ajo e Tsiprias nuk luajnë zar. Ata preferojnë më shumë pokerin dhe ruletin e manipuluar rus.

* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.