Shqipëria

Merkeli nesër në Tiranë, kjo është agjenda

Mësohet se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbërrijë në Tiranë gjatë paraditës së nesërme, në kuadër të vizitës së saj në Ballkan në lidhje me Procesin e Berlinit.

Ajo do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave në orën 10:20, ndërkohë që do të pasojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Në orën 11:00 delegacionet e dy vendeve në Pallatin e Kongreseve dhe më pas agjenda do të zhvendoset në “Tirana Business Park”, në zonën e Rinasit, ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e qeverive të Ballkanit. Atje Merkeli dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 14:35.

 

Agjenda:

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business

Procesi i Berlinit sjell për herë të parë në Tiranë kancelaren gjermane Angela Merkel në ditët e fundit të detyrës së saj në këtë post. Merkeli do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare. Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtarë të BE-së – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.