Bota

Merkel viziton një kamp refugjatësh në Turqi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka udhëtuar për në Turqi, ku ka vizituar një kamp refugjatësh, para bisedimeve me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, të cilat do të fokusohen në krizën me migrantë.

Merkel, e shoqëruar nga zyrtarë të lartë evropianë, është pritur me lule përderisa hynte në kampin në Nizip, në afërsi të kufirit turko-sirian. Kampi, i mbikëqyrur nga Qeveria, është shtëpi për më shumë se 5,000 refugjatë sirianë.

Pas vizitës në kamp, Merkel, bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Frans Timmermans, pritet të diskutojnë me kryeministrin turk rreth krizës me migrantë, si dhe marrëveshjes prej 6 miliardë eurosh.

Turqia arriti marrëveshje me Bashkimin Evropian më herët këtë vit, për të pranuar mijëra migrantë nga ishujt grekë.