Lajme

Merkel: Vala e katërt e Covid-19 duhet të thyhet

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, deklaroi se masat e reja të vendosura nga udhëheqësit gjermanë sot synojnë të thyejnë valën e katërt të pandemisë së koronavirusit dhe të lehtësojnë presionin mbi njësitë e kujdesit intensiv.

“Vala e katërt duhet të thyhet’’, theksoi Merkel nga Berlini, pas konsultimeve midis qeverisë federale dhe asaj shtetërore. Ndër të tjera, ajo theksoi ‘’se situata e infektimit po stabilizohej, por në një nivel shumë të lartë’’, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Kancelari i emëruar, Olaf Scholz, ka bërë sërish thirrje që njerëzit të vaksinohen.

Merkel theksoi se ‘’statusi i vaksinimit të një qytetari nuk do të njihet përgjithmonë në rast të një vaksinimi të dyfishtë, duke theksuar rëndësinë e përforcuesve’’.

Për sa i përket situatës aktuale, Merkel shtoi se ‘’me ngarkesën e punës në spitale që arrin kufijtë e saj dhe pacientët që transferohen në pjesë të tjera të vendit, nevojitet një “akt solidariteti kombëtar”.