Lajme

Merkel paralajmëron që samiti i BE-së për rimëkëmbje mund të dështojë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar se liderët e BE-së mund të dështojnë për të arritur marrëveshje të dielën në lidhje me një plan të madh për rimëkëmbje të ekonomisë së dëmtuar nga pandemia.

Në ditën e tretë të samitit, të cilën Merkel e cilësoi ndoshta edhe si ditë vendimtare, ajo tha se 27 udhëheqësit kanë shumë pozicione për madhësinë e fondeve, për rregullat e qasjes në to dhe për ndërlidhjen e tyre me sundimin e ligjit.

“Unë ende nuk mund të them nëse një zgjidhje do të gjendet. Ka shumë vullnet të mirë, por mund të ndodhë gjithashtu që asnjë rezultat të mos arrihet sot”, tha liderja e Gjermanisë.

Ajo pritet të zhvillojë diskutime me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, për të përgatitur një ofertë të re, pasi Holanda dhe disa vende të tjera e bllokuan arritjen e marrëveshjes, shkruan Reuters.