Kosova
Merkel ia bën të qartë Vuçiqit: Pa njohjen e Kosovës, nuk ka anëtarësim në BE
Çështja e Kosovës nuk do të zhduket dhe ajo duhet të zgjidhet para se të hapet një proces tjetër. Ka qenë ky mesazhi që ka përcjellë pasditen e së hënës në Beograd kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Merkel u shpreh e vetëdijshme që çështje të tilla kërkojnë kohën e tyre për t’u zgjidhur.
“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet, në mënyrë që të zgjidhet dhe aksesi i anëtarësimit në BE”, tha Merkel në konferencën për shtyp përkrah presidentit serb, Aleksandar Vuqiç, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ajo shtoi se shpreson që palët e interesuara të arrijnë progres në raundet e ardhshme të dialogut.
Nga ana e tij, Vuqiç deklaroi se është i vetëdijshëm se kushti për t’u bashkuar me BE-në është zgjidhja e marrëdhënieve me Prishtinën.
“Nëse pyetja është a e dimë që nuk do të hyjmë në BE pa zgjidhur më parë çështjen e Kosovës, atëherë mund të them se kjo është plotësisht e qartë”, tha Vuçiq.
Ai nënvizoi se Serbia është e gatshme të diskutojë çdo zgjidhje të negociuar me Prishtinën, por më parë, sipas tij, palët duhet të bien dakord që mes tyre të ketë një lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, parave dhe njerëzve.
Më tej, duke folur në tërësi për Ballkanin, Merkel tha se rajoni ka një rrugë të gjatë për të arritur anëtarësimin në radhët e Unionit, por theksoi se është qëllim i Gjermanisë dhe interes strategjik i Evropës që ky qëllim të arrihet.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra