Koronavirusi: çast pas çasti

Merkel: Gjermania të mbetet vigjilente dhe e disiplinuar

Gjermania ka nisur planin për fillimin e masave lehtësuese si dhe daljen graduale nga izolimi si pasojë e koronavirusit.

Por, megjithatë kancelarja gjermane ka theksuar që ende nuk ka kaluar rreziku i pandemisë dhe se qytetarët gjermanë duhet t’i respektojnë rekomandimet dhe të mbajnë distancën sociale.

Gjermania do ta shohë brenda dy javësh nëse relaksimi i pjesshëm i kufizimeve në jetën publike, e ngre lart nivelin e infeksionit, u tha Merkel gazetarëve.
“Ne duhet të mbetemi vigjilentë dhe të disiplinuar”, tha ajo.

Pas disa javësh izolim, Gjermania ka rrafshuar lakoren e të infekturave të rinj me koronavirus dhe, javën e kaluar, ka thënë se sëmundja është nën kontroll.

Nga e hëna, autoritetet atje kanë lejuar rihapjen e dyqaneve të vogla, librarive dhe dyqaneve të biçikletave, me kusht që i zbatojnë masat e distancimit fizik.

Të hënën, Gjermania ka regjistruar 1,775 raste të reja me koronavirus dhe 110 viktima.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në mbi 145,700, ndërsa i viktimave në 4,404, përcjell Albinfo.ch.